Çiftet e horoskopit të cilat pajtohen shkëlqyeshëm në krevat, mirëpo jo edhe jashtë tij

Edhe pse i lidh i njëjti impuls dhe afsh seksual, jashtë krevatit janë larg si “qielli dhe toka”

Disa çifte horoskopi thjesht nuk mund të kenë asgjë më shumë se seksi për një natë, sepse, pos që janë të përshtatshëm në krevat, asgjë tjetër nuk kanë të përbashkët, transmeton Telegrafi.

Për këto shenja është fjala:

Luani dhe Dashi

Deshtë duan të provojnë gjëra të reja, ndërkaq Luanët e zjarrtë janë të hapur për çdo gjë që i bën çift të përsosur, mirëpo vetëm në krevat. Jashtë tij të dy shenjat janë goxha të mundimshëm dhe dëshirojnë të kontrollojnë partnerët.

Ujori dhe Peshqit

Këto dy shenja aq janë të ngjashme sa që për këtë shkak assesi nuk funksionojnë në lidhjen dashurore, mirëpo seksi u është i shkëlqyeshëm, prandaj zgjidhja më e mirë për ta është, nëse ekziston tërheqje reciproke, të jenë miq të privilegjuar.

Gaforrja dhe Demi

Kur këto dy shenja flenë bashkë, nuk është fjala për seks por për butësinë dashurore. Mirëpo mu për këtë që të dy janë jashtëzakonisht emocionalë, lidhjet dashurore midis Gaforreve dhe Demave më së shpeshti përfundojnë pas grindjes së parë, përkatësisht pas lotëve të të dyve.

Shigjetari dhe Peshqit

Janë çift idealë për seks për një natë dhe asgjë më shumë. Shigjetarët i duan aventurat, daljet nga shtëpia dhe shoqërimet, derisa Peshqit romantikë kanë prioritete të tjera.

Akrepi dhe Dashi

Seksi midis dy shenjave më eksplozivë të horoskopit thjesht patjetër duhet të jetë i shkëlqyeshëm, ndërsa çdo gjë më shumë se seksi është vetëm katastrofë. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail