Koha ideale për përkëdhelje nga mosha 20, 30, 40, 50 vjeç…

Shkencëtarët konstatojnë që kanë zbuluar cila pjesë e ditës është më e mira për seks sipas moshës

Edhe pse për kujdes dhe përkëdhelje është i përshtatshëm çdo moment – lexoni se çfarë thotë shkenca, transmeton Telegrafi.

Paul Kelly, shkencëtar nga Oxfordi, i cili hulumton ritmin cikardian, përkatësisht orën e brendshme njerëzore, ka përfunduar që ajo ndryshon gjatë moshës dhe mund të marrim më shumë nëse ndryshojmë rutinën dhe kohën kur do të pushojmë, kur do të hamë, kur do të ushtrojmë apo kur do të jetë koha për dashuri.

Ai pas hulumtimit të tij të hollësishëm ka bërë orarin e aktiviteteve sipas moshës në të cilën jeni.

Mosha 20-vjeçare

Kur jeni në këtë moshë koha më e mirë për seks është saktësisht ora 15:00, sepse Kelly konsideron që njerëzit në atë moshë kanë libido të mirë e cila nevojitet të shfrytëzohet edhe në disa kohë të tjera të ditës, pos asaj tradicionale, në mbrëmje dhe në mëngjes.

Mosha 30-vjeçare

Në këtë moshë koha më e mirë e ditës për seks është mëngjesi, madje në orën 08:20 minuta. Atëherë dielli i mëngjesit dhe zgjimi i organizmit rrisin punën e testosteronit, i cili stimulon hipotalamusin, andaj seksi në atë kohë të ditës është ideale për personat e kësaj moshe.

Mosha 40-vjeçare

Seksi në këtë moshë, thekson studiuesi, është më i mirë në orët e mbrëmjes. Ai rekomandon orën 20:00. Meqenëse pas seksit lirohet hormoni oksitocinë, ai rekomandon seksin në mbrëmje në mënyrë që të jenë më të relaksuar dhe më të kënaqur pas ditës së lodhshme nga puna.

E njëjta kohë u rekomandohet edhe njerëzve në moshën gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetëvjeçare.

Mosha 50-vjeçare

Koha për njerëzit të cilët “shkelin” në decenien e gjashtë është më e mirë ora 22:00. Atëherë përkëdhelja do të jetë më se e qëlluar për të dy partnerët. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail