Truqet për afërsi dhe afsh të fuqishëm

Përqafimet dhe përkëdheljet pas seksit do të bëjnë magjinë. Do të ndiheni si një trup, ndërkaq kënaqësia do të zgjasë madje edhe dy ditë më vonë

Nuk do të besoni, mirëpo Universiteti në Toronto ka zbuluar që të gjitha ato rituale të cilat ndodhin pas seksit – përqafimet, përkëdheljet, pëshpëritjet në jastëk, nofkat e ëmbla, frymëmarrja si një trup – shumë më të rëndësishme për ndjenjën e kënaqësisë së plotë dhe të lumturisë dashurore sesa lojërat e rrezikshme në krevat për shkak të të cilave komshinjtë thërrasin policinë, transmeton Telegrafi.

Qe se si do të arrini ato gjendje përhershme dashurore të Nirvanës të cilat gjoja zgjasin plot dy ditë menjëherë pas seksit.

Ngrohni zemrat tuaja

Përqafimi dhe përkëdhelja pas seksit ndikojnë në tajitje të shtuar të oksitocinës, gjë që ndonjëherë ju lidh më fuqishëm se seksi. Qoftë që atë ta bëni vetëm një minutë apo 15 minuta, përqafohuni fuqishëm dhe përpiquni të merrni frymë në mënyrë të sinkronizuar… Dhe atëherë vërtet do të ndiheni si një trup.

Të nesërmen: Pëshpëritje në jastëk

Derisa jeni duke u këndellur nga inflamacioni i muskujve, kulmimi fizik, psikik, hormonal dhe emocional, hapuni ndaj njëri-tjetrit dhe bëhuni të lëndueshëm, këshillon seksologia Jessica O’Reilly. Për shembull, pyesni “Si do të dukej dita jote e përsosur?

Sipas psikologut Arthur Aron, kjo është një ndër 36 pyetjet për shkak të të cilave dashurohemi me personin i cili këtë pyetje e bën.

Dy ditë më vonë: Dërgoni ndonjë porosi

Dërgoni ndonjë nga këto porosi: “Tani më me dëshirë do të isha kthyer në shtrat”, “Ti dhe unë, ajo ishte natë për ta mbajtur në mend”, “po shkrihem edhe kur vetëm mendoj në ty”, dhe partneri juaj menjëherë do të dijë që ende jetoni në qiellin e kujtimeve të seksit, i cili tek ju në mënyrë të rrezikshme ngre nivelin e dopaminës. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail