Çfarë do të shikojë një mashkull së pari në femrën që e ka joshur atë?

Tani vëmendje

Shkencëtarët e Kolegjit Wesley dhe të Universitetit të Kansasit kanë lutur më shumë se qindra studentë të vështrojnë fotografitë e meshkujve dhe të femrave.

Pastaj është dashur të tregojnë se a mund ta imagjinojnë personin e caktuar si mik potencial apo e konsiderojnë që me të do të mund të krijojnë dashuri/lidhje seksuale.

Shkencëtarët janë kujdesur posaçërisht për një gjë – lëvizjen e syve, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, kjo është dashur të zbulojë se si të intervistuarit i përjetojnë personat nga fotografitë. Ku shkon më parë shikimi?

Rezultatet e këtij hulumtimi kanë treguar që meshkujt të cilët shohin femrën në fytyrë – nuk janë të interesuar për të.Tani vëmendje: nëse mashkulli e vështron femrën si atraktive, më parë e shikimin e drejton te sisët dhe ijët e saj. Madje 51 për qind e femrave kanë supozuar që meshkujt më parë i shikojnë sisët. Dhe mirë kanë supozuar.

Në të vërtetë 45 për qind e meshkujve kanë pranuar që sisët janë favoritë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që meshkujt e lidhin joshjen tuaj me sisët tuaja (të vogla, të mëdha, të forta etj.).

Kjo do të thotë që vetëm aty e mbajnë shikimin – mbase mu për atë sepse ato më parë i shohin kur femra qëndron lakuriq përballë tyre. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail