Pozicioni juaj i preferuar seksual zbulon karakterin e marrëdhënies suaj

Dinamika në shtrat zbulon shumë për vetë marrëdhënien

Ekspertët e seksit zbulojnë se çfarë thonë pozicionet tuaja të preferuara për ju dhe partnerin tuaj.

Çiftet që e duan pozicionin misionar kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe pothuajse përfundojnë fjalitë e njëri-tjetrit.

Martesa e tyre është e qëndrueshme, por edhe rutinë. Mirëpo, ata nuk e kanë problem, ata ndihen rehat dhe të sigurt në një marrëdhënie të tillë, transmeton Telegrafi.

Dashuria që ata ndiejnë për njëri-tjetrin është thelluar me kalimin e viteve, por një larmi e vogël në dhomën e gjumit nuk do t’u bëjë keq atyre, pohon ekspertja amerikane e marrëdhënieve dhe seksit Nikki Ransom-Alfred.

Pozicioni në të cilin është partnerja sipër është një shenjë që çiftet dinë të argëtohen. Ata kanë vetëbesim, duan të eksperimentojnë dhe të eksplorojnë seksualitetin e tyre. Ata nuk do të hezitojnë dhe vetë do të kujdesen për kënaqësinë e tyre.Marrëdhënia e tyre bazohet në kompromis dhe besim, dhe secili nga partnerët angazhohet njësoj shumë për të zgjidhur problemin, pretendon themeluesja e portalit të dashurisë dhe romancës ‘My Secret Luxury’, Stacy Rybchin.

Çiftet që kënaqen me stilin e qenit kanë një marrëdhënie argëtuese plot momente aventuriere. Ata janë të sinqertë dhe të hapur në seks, por edhe në të gjitha fushat e jetës.

Partnerët janë të sigurt në seksualitetin e tyre dhe nuk kanë turp për trupin e tyre, kjo është arsyeja pse ata mund të shijojnë shtratin pa asnjë hezitim. Ata nuk janë të huaj për lojërat e nxehta që përpiqen të pasurojnë jetën e tyre seksuale, shkruan Yahoo.

Pozicioni në të cilin partnerët qëndrojnë në anën e tyre, me burrin prapa gruas, është një pozë që lejon intimitet të veçantë.

Çiftet që kënaqen në pozicionin e lugës janë të kujdesshëm dhe të përkushtuar, dhe mbi të gjitha dëshirojnë kontakt të vazhdueshëm fizik dhe emocional. Ata e kuptojnë shkëlqyeshëm njëri-tjetrin, veçanërisht në nivelin emocional.Nën dush, në makinë ose në tryezën e kuzhinës, këta partnerë përdorin çdo moment të lirë për seks. Marrëdhënia e tyre është dinamike, pasionante dhe mbi të gjitha spontane. Ky pasion i çon ata aq larg sa ndonjëherë ata nuk mund t’i heqin duart nga njëri -tjetri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail