“Vrasësit” e dëshirës seksuale femërore!

Nga të gjitha aspektet e seksualitetit femëror, dëshira seksuale është ndër më të brishtët dhe delikatët.

E ekspozuar ndaj ndikimeve të mjaft faktorëve fizikë, psikologjikë, shpirtërorë dhe mendorë, kjo dëshirë duket se është gjithmonë e gatshme për t’u goditur në ekuilibrin e saj delikat, vendimtar për qetësinë të gruas. Po cilët janë këta “vrasës” të dëshirës seksuale femërore.

1) Mungesa e besimit në vetvete.

Kur një femër ndihet e tillë, ajo nuk mund të bëjë dashuri në qoftë se nuk fik dritat apo me zë të lartë. Ajo duhet të sigurohet vazhdimisht dhe për çdo gjë, pasi ka frikë.

2) Stresi.

Çdo njeri, e ka më shumë ose më pak të theksuar. Por kur stresi vjen në dhomën e gjumit, ai paraqet vërtet probleme. Zgjidhja? Gjeste të vogla, por të këndshme, si masazhet etj.

3) Ankthi.

Këtu është një problem më serioz sesa imagjinohet. Ai zakonisht, është i lidhur me arsye të rënda që nga frikësimet e fëmijërisë ose adoleshencës dhe deri sa femrat të mund ta kuptojnë këtë dhe të kapërcejnë gjithçka, jeta seksuale do të jetë një fatkeqësi.

4) Ushtrimet e pakta fizike.

Femrat e stërvitura, dhe që e duan sportin, janë gjithmonë një “makinë” e vërtetë në seks. Ushtrimi i tyre në mënyrë intensive, të paktën 1 orë në ditë, ose 4 herë në javë, redukton shanset për të pasur probleme hormonale dhe gjithashtu, cikli menstrual i tyre është më pak i dhimbshëm.

5) Dieta e gabuar.

Një dietë e pasur me yndyra dhe ëmbëlsira, e paekuilibruar dhe jo shumë e ndryshme, ndikon keq në dëshirën seksuale. Një femër që ha kështu, duhet të ushqehet me dietë mesdhetare.

6) Shumë toksina.

Një jetë e shëndetshme seksuale nuk ofron mbingarkesë të toksinave. Kjo është arsyeja pse kjo është themelore, e ndaj i duhet kushtuar kohë detoksifikimit të trupit tonë. Rregulli kryesor, pini sa më shumë ujë gjatë jetës.

7) Sindroma paramenstruale.

Në ditët e para të ciklit menstrual, të gjitha gjërat punojnë së bashku për përmbysjen e dëshirës seksuale tek femrat…

Nivelet e hormoneve ndryshojnë dhe vuan i tërë trupi.

Thatësia vaginale.

Mungesa e lubrifikimit (e cila mund të varet nga shumë faktorë, fiziologjike apo mendorë) peshon rëndë në dëshirën femërore seksuale.

9) Të qenit nënë.

Të qenit nënë, duket se ka një efekt negativ në dëshirën për seks tek femrat e reja. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Medicine”, 83% e grave ndjehen pa dëshirë seksuale 90 ditë pas nga data e lindjes së foshnjës. Situata do të kthehet në normalitet brenda 6 muajve.

10) Menopauza.

Menopauza e shkaktuar nga aktivizimi i heqjes së vezoreve dhe mitrës. Për fat të keq, kjo do të thotë një rënie e mprehtë në dëshirën tonë seksuale. Akuza? Testosteroni, hormoni që nis të bjerë ndjeshëm.

11) Pilula kontraceptive.

Nga njëra anë, ajo punon si një nxitës. Por nga ana tjetër, ajo prish libidon sepse ndikon në nivelet e hormoneve, sidomos në eliminimin e pak nga pak të testosteronit, (përgjegjës për dëshirën seksuale femërore).

12) Drogat dhe antidepresivët.

Ashtu si ilaçe të tjera, edhe ato kundër depresionit mund të kenë efekte negative mbi dëshirën seksuale. Për fat të keq, ato vonojnë orgazmën, e cila nganjëherë nuk arrin kurrë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail