Çfarë duan meshkujt tek femrat përveç seksit!

Ndoshta seksi më tepër është në mendjen e meshkujve, por duket se kjo nuk është edhe aq e rëndësishme kur bëhet fjalë rreth asaj se çfarë presin dhe çfarë kërkojnë nga vajza me të cilën janë në lidhje.

Në bazë të disa studimeve të kryera në Britaninë e Madhe, meshkujt më seriozisht interesohen për ato femra, të cilat kanë mendime të ngjashme, e cila është e kënaqur me veten e saj dhe nuk ka problem ta marrë atë që dëshiron. Ata dëshirojnë vajzë e cila…

…e di çfarë dëshiron

Vetëbesimi çmohet lartë. Meshkujt theksojnë se shpesh refuzohen nga femrat, të cilat dëshirojnë të takojnë meshkuj të tjerë. Në vend të kësaj, femrat të cilat e dinë se çfarë dëshirojnë dhe nuk i frikësohen asaj se çfarë dëshirojnë, janë përshkruar si atraktive, seksi dhe të dëshirueshme.

…i disponon

Sensi për humor, si tek meshkujt po ashtu edhe tek femrat është mjaft i rëndësishëm. Një lidhje që nuk ka freski brenda për brenda vetes së saj shumë shpejt ju mërzitet, madje nëse edhe fillon. Lumturia, relaksi apo buzëqeshjet – derisa të filloni t’i kuptoni shakatë e njëri-tjetrit, më pas do të ndiheni si puhia e lehtë.

…brengoset për veten

Po, dukja ishte gjendur thuajse në majën e listës rreth asaj se çfarë femre duan meshkujt. Por, askush nuk kishte potencuar bukurinë apo këmbët e bukura si kriter. Në vend të kësaj, më të rëndësishmi është kujdesi dhe stili. Meshkujt kanë theksuar se duan të femra të kalojë kohën duke u kujdesur rreth dukjes së saj dhe që në përgjithësi të jetë e rregulluar mirë dhe e organizuar, e me këtë rast të shmang kategorinë e shtrenjtë të kujdesej.

…ndan të gjitha interesimet me të

Nëse nuk mund të pajtoheni rreth asaj se çfarë të bëni së bashku, gjithçka bëhet më e komplikuar për të qëndruar bashkë. Djemve ju pëlqen që femra të tregojnë interesimin e tyre (apo së paku të jenë të hapura në raport me ta). Pa marrë parasysh a është kjo ngjitja nëpër kodra apo filmat klasik, do dëshironin t’i ndani me ta. Madje, edhe nëse kjo nuk është për juve, interesimi juaj për punën apo hobit e tyre do të kënaqte nevojat e tyre ngase keni filluar t’i kuptoni.

…di të befasojë

Kjo nuk është edhe aq befasi – spontaniteti është lart i radhitur, si personalitet i dëshiruar tek femrat edhe pse kjo nënkupton definime të ndryshme. Për disa kjo është mundësia e vendosjes aty për aty apo që para vetes të kenë një person që adhuron aventurat. Për disa mjafton që femrat të mendojnë ndryshe nga ata dhe ta befasojnë me dukjen e tyre, propozimet dhe me veprat e tyre.

…di të impresionojë

Shumë femra marrin porosinë se meshkujt kanë frikë apo ndihen të kërcënuar nga një femër inteligjente dhe e fuqishme, por kjo është vetëm një fiksim. Fuqia me të vërtetë është e bukur, kështu që mos keni frikë të theksoni cilësitë tuaja më të mira.

…di të kundërvihet

Nuk ua thonë në fytyrë, por meshkujt pëlqejnë dhe respektojnë femrën, e cila gjithçka bën disa mënyrës së saj, madje edhe atëherë kur nuk është në pajtueshmëri me atë që ata dëshirojnë. Pavarësia është e fortë dhe tërheqëse dhe paraqet një plus të madh kur ai e kupton se jeni autonomë dhe se po kaloni mirë edhe pa të.

…thotë gjërat hapur

Djemtë nuk duan që ta luajnë lojën, duke pretenduar se do të qëllojnë atë që u pëlqen femrave, kështu që më shumë i tërheq sinqeriteti, nderi dhe mundësia e të komunikuarit haptas. Nëse shpreheni qartë rreth asaj që ndjeni, ai mund të reagojë e nuk do të humbas kohë, duke u munduar ta zbulojë se çfarë ju pëlqen juve. Ata nuk janë në gjendje t’jua lexojnë mendjen. Të jeni të drejtë dhe të sinqertë është më lehtë për të dyja palët.

…di të kujdeset për partnerin

Ata janë të interesuar për një femër me ndjenja. Edhe meshkujt duan të trajtohen me aq mirësi dhe respekt po aq sa edhe femrat. Në këtë mënyrë ata e vërejnë se nuk janë vetëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail