Fenomeni! Varësia seksuale!

Fenomeni modern varësi nga seksi paraqitet tek meshkujt edhe tek femrat, tek të rinjtë dhe të moshuarit, dhe shkatërron jetët e tyre, pohojnë terapeutët. Që, sipas tyre, çon drejt varësisë nga seksi, deri në atë masë sa njeriu të jetë I nënshtruar?

Këtë problematikë ka mare ta shqyrtojë psikoterapeutja Pola Hall, e cila kohët e fundit ka botuar një udhëzues për varësinë nga seksi, fenomen të cilën ajo e shpjegon si, sjellje seksuale jashtë kontrollit, që krijon problem tek jeta e dikujt. Nuk ka të dhëna konkrete, por Hall thotë që praksa ka treguar se ka shumë raste të varësisë nga seksi ashtu si në përkufizimin e mësipërm. Nuk ka poashtu as fajtor konkret për këtë çështje edhe pse pornografija luan një rol të madh në këtë temë.

“Pornografija është një lloj droge që të largon nga realiteti. Ashtu si kanabisi shumë njerëz do ta kenë përdorur por disa do të bëhen të mvarur dhe disa jo. Ndryshe nga droga ose alkooli, njerëzit nuk e kuptojnë se kjo mund të shkaktojë varësi”, ka shpjeguar Hall.

Ajo ka shqyrtuar qindra persona të cilët janë të varur nga seksi, nga të cilat 25% kanë qenë femra. Eksperti beson se problem më I madh për ta është se shoqëria e varur nga seksi e sheh atë më shumë si mungesë e moralit sesa si një problem psikologjik. Një numër I madh I I tyrë janë përpjekur të shërohen vetë.

“Pasojat mundë të jenë të tmerrshme. Kur i kam pyetur se cila ishtë gjëja më e keqe që ka dale nga varësia e tyre, ata u përgjigjen – humbja e familjes, humbja e shtëpisë, falimentim, depression, sjellje vetëvrasëse, paaftësia për të mbajtur një marëdhënie normale”, etj, tregoi Hall.

Psikoterapeutët terapinë e fokusojnë më shumë duke iu larguar pornografisë, shmangien e njerëzve dhe vendeve që ngjallin interes për seks. Pola Hall ka identifikuar edhe disa faktorë që kanë bërë që njerëzit ti nënshtrohen varesisë nga seksi si:

-Seksualizëm I hershëm

-izolimi adoleshent(ndjenja e izolimit për shkak të traumave të përjetuara rreth 9 dhe 13 vjeç)

-prind tepër të reptë(personat që si fëmijë kanë pasur kontrollin e tepruar të prindërve, janë më të pa aftë për tu përballur me pasojat)

-turpi gjatë fëmijërisë(qëndrimi se seksi është diçka e turpshme, I bën ata të mendojnë për seksin si diçka secrete, misterioze, e kanë të vështirë ta konsiderojnë si diçka normale)

-sekrete familjare(problemet që fshihen brenda familjes, çon deri te ajo, se të jetosh dy jetë të veçanta njëkohësisht është normale dhe tërheqëse)

-mungesa e kontrollit të emocioneve(njeriu ndikohet nga faktorët e jashtëm për kontroll të emocioneve, sepse nuk mundet vetë të përballet me to)



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail