Bëhet më shumë seks, kur punët e shtëpisë i bën gruaja!

Lajmi është një nga ata të destinuarit për të diskutuar. Sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit (University of Washington) në çiftet e martuara jeta 'nën çarçaf' është më e gjallë, nëse punët e shtëpisë ndahen në mënyrë ‘tradicionale’ mes atij dhe asaj. Që do të thotë, nëse burri dedikohet sidomos në punët klasike burrërore të shtëpisë si: riparime dhe punë të tjera 'të lodhshme' dhe gruaja në gatim, bërje të pazarit dhe pastrim të shtëpisë.

Hetimi është drejtuar mbi rreth 4500 çifte të martuara, botuar në American Sociological Review nga një grup sociologësh të University of Washington. Sipas ekspertëve, ndarja tradicionale e roleve është e lidhur me një jetë seksuale më të kënaqshme, që forcon identitetin e atij dhe asaj në çift. Në të kaluarën, disa hetime të ngjashme hodhën dyshimin, se çekuilibrimi në punët e shtëpisë mund të ishte një minë për martesën, një gjenerator pakënaqësie, sidomos për gruan.

Por ky hetim, në çifte 40-vjeçarësh, të intervistuar në vitet ‘90 (autorët mbështesin që këto vite pakgjë ka ndryshuar në punët martesore), tregon në fakt, një ndarje më klasike të roleve dhe favorizon kënaqësinë reciproke, duke shtuar frekuencën e aktivitetit seksual. Nga hetimi del se, mesatarisht janë 34 orë javore punë shtëpie femërore, e që bashkëshorti merr pjesë në një të pestën e tyre dhe 17 orë të tjera janë punë mashkullore në të cilat gruaja merr pjesë përgjysmë. Në studim, nuk është marrë në konsideratë koha e përkushtimit ndaj fëmijëve.

Del gjithashtu, se çifti ka kryer mesatarisht 5 herë seks në muajin pararendës të studimit dhe 1,6 herë më shumë, nëse ndarja e roleve në shtëpi është më tradicionale, me një bashkëshort që konsumohet sidomos në punë burrërore dhe një grua që është mbretëresha e shtëpisë. Sekset dhe punët e shtëpisë janë ende dy aspekte kyç në jetën bashkëshortore, nxjerrin si përfundim sociologët. Sipas tyre, që të dyja janë të lidhura dhe janë në gjendje që të japin kënaqësi në martesë dhe që secili partner të shprehë identitetin e gjinisë së tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail