Çfarë mendojnë meshkujt kur shohin femrat!

Meshkujt kur shikojnë një femër, kënaqësinë më të madhe ua ofron secili milimetër i trupit dhe lakuriqësisë së saj, përderisa femrat shpesh e rëndojnë kokën me pyetjet se “çfarë mendon ai”, “a e ka vërejtur celulitin?” apo “po i pëlqej?”.

E vërteta është se asnjë mashkull nuk ka të njëjtin mendim kur sheh një femër lakuriq.

Kuptojeni se çfarë mendojnë meshkujt nëpër kokë në dhomën e tyre gjysmë të errët.

Lëkurën e ka aq të butë

Pa marrë parasysh nëse keni apo nuk keni vendosur kremra, lëkura juaj për të do të jetë e ngjashme me satenin. Në fakt, lëkura e mashkullit në krahasim me atë të femrës për 20% është më e trashë, prandaj edhe kur ju mendoni se lëkura juaj është e ashpër, për të mbetet shumë e butë. Pos kësaj, meshkujt kanë lëkurë më të yndyrshme, kështu që lëkura e tij mbi lëkurën tuaj do të rrëshqasë sikur të ishte prej mëndafshit.

E adhuron aromën e saj

Meshkujt e kanë vështirë ta harrojnë aromën natyrale dhe lëkurën e femrës. Mbulimi i aromës suaj me parfume të tepërta do të ju bëjë më pak tërheqëse. Aroma juaj natyrale është një afrodiziak i vërtetë. Kjo nuk do të thotë se duhet ta shmangni higjienën e përditshme, por për kujdes përdorni losione dhe kremra të aromave më të buta.

Shpreson t’i thotë çfarë i pëlqen

Mashtruesit modern, përkundër informacioneve dhe literaturës së shumtë që mund ta gjejnë në internet, edhe më tutje jetojnë në mosdije të plotë sa i përket asaj se çfarë ju pëlqen juve në shtrat. Meshkujt kanë nevojë të jenë udhëheqës. Sipas ekspertëve, ajo që ju bën të ndiheni mirë është ndjenja më e mirë.

Sa në formë të mirë që është

Shumica e femrave kur e shikojnë veten apo trupin e tyre në pasqyrë mendojnë se kanë nevojë ta largojnë edhe ndonjë kilogramë. Pa marrë parasysh se si dukeni ju, ai është tejet i bindur se ju dukeni për mrekulli. Në bazë të hulumtimeve 63% e meshkujve do të donin të humbin në peshë, por pa marrë parasysh kësaj, veten e tyre nuk e konsiderojnë më pak atraktivë, prandaj 25% e meshkujve me mbipeshë e kanë konsideruar veten e tyre si “tërheqës”.

Femrat gjithnjë e më tepër po i kushtojnë rëndësi peshës trupore, e cila për to është faktori kryesor për vlerësimin e të qenit atraktive. Te meshkujt ky faktor, sipas ekspertëve, nuk është fare i rëndësishëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

 
 
WEBmail