Seksi, më i mirë në hotel!

Pse seksi është më i mirë nëpër hotele? Këtu mund t’i gjeni disa rrëfime, nga disa udhëtarë të vazhdueshëm:

Hotelet kane qenë një pjese e jetës sime dinamike. Kam takuar burrin tim në korridor të hotelit, sepse ai është një punëtor qe udhëton shumë në LA. Takimet tonat të para dhe të shumta kanë qenë nëpër hotele, në vende të ndryshme në Venecia, Milan, e shumë vende të tjera.

Për herë të parë që më ka thëne “te dua” ishte në hotel dhe kështu e zbulova edhe vetë se edhe unë e dua atë shumë. Ne të dy kishim një jetë të mrekullueshme, të gjitha këto në hotele. Dasmën e kemi pasur tek Chateau Marmont. Dhe pasi u martuam, filluam të qetësohemi pak. Ishte një kohë e mirë, sepse nga një myshteri e hotelit fillova te bëhem zonjë shtëpie, filluam të zgjedhim mobile me bashkëshortin, te bisedojmë rreth çështjes se gatimit se çfarë do të hamë, tani ishte gjithçka që duhet të përgatisnim vetë, e jo t’i kemi të gatshme si zakonisht në hotele. Ose, edhe t’i thërrasim miqtë në shtëpi dhe të kemi një party të vogël.

Por, sa më shumë që jemi rehatuar në shtëpi, aq më shumë më merrte malli për hotele.

Ai stil i jetës ishte bere shprehia ime, me një kulturë të ndërkombëtarizuar ku fillova të ndjehem më shumë si në shtëpi se në shtëpi të vërtetë.

Shtëpitë janë aq te komplikuara, me shumë detaje banale. Hotelet janë një atmosfere e lumtur në çdo aspekt. Jeta është e njëjte çdo ditë: fle, zgjohesh, punon, ha, bën seks. Por, në hotel çdo gjë është risi.

Ja pse çdo gjë në jetë është gjithmonë më e mirë në hotel:

Seks është me i egër: Seksi kërkon shume sipërfaqe, dhe nëse sipërfaqja e partnerit kurrë nuk ndryshon, vendndodhja mund të shtojë shumëllojshmërinë që gjithmonë e dëshironi.

Në një hotel në Venecia, e kishim rezervuar një suitë shumë të madhe, me një tavoline të ngrënies jashte norme. Nëse do të ishim në shtëpi, këto gjëra kurrë nuk do t’i kishim pasur. Lakuriq mbi tavolinë përderisa hamë darkën e Festës së Falënderimeve! Ndërsa në hotel gjithçka shkon për shtat. Të gjitha hotelet kanë një iluzion misteri, si marrëdhëniet seksuale më të mira, janë vende ekzotike të vështira për t’i shmangur. Ja pse aventurat janë të famshme, sidomos tek të famshmit.

Gjumë të rehatshëm: Jashtë prej hoteleve, zakonisht je një gjumash i shqetësuar, por nëse ndodhesh në hotel gjithmonë mund ta gjesh rehatinë. Perdet mbyllen në një ngjyrë të zezë absolute, çarçafët janë gjithmonë të pastra dhe të hekurosura. Dhomat janë të qeta, muret janë të ngurta, bota është e largët. Tek shtretërit e hoteleve gjumi është më i shëndoshë, ato janë pallate të ndërtuara për një natë të përsosur, të pastër në gjumë.

Pas mëngjesit: Gjëja tjetër më e mirë se gjumi në hotel është ecja nëpër hotel. Më e preferuara ishte në Gjenevë, ku ishte mundësia për mbylljen dhe hapjen e perdeve nga larg, kështu që ju mund të rrini në shtrat përderisa e shikoni lindjen apo perëndimin e diellit. Zakonisht, preferoj që të mbërrij natën në hotele, e në këtë mënyrë nuk i shkëputesh asnjëherë mëngjesit perfekt në dhomë.

Një mëngjes dinjitoz: Luksi më i madh është mëngjesi. Porosia që ia bën shërbimit të hotelit, është shumë joshëse. Është një ritual që çuditërisht kurrë nuk e harron. Mëngjeset në hotele janë shumë elegante, të servirura në paja të argjendta dhe gjithmonë ke një lule të freskët në secilën tavolinë.

Holli i hotelit: Është vend i preferuar i çdo mysafiri. Hollet e hoteleve janë të mbushura me njerëz të panjohur. Nëse ndokush e takon burrin e ardhshëm në një vend të tillë, mund të besosh në fuqinë e ndryshimit total të jetës. Kurrë nuk i dihet. Një burrë karizmatik mund të ta dërgojë një pije, e ajo pije mund të ndryshojë gjithçka.

Harmonia e brendshme: “Unë dhe burri im kemi një harmoni të brendshme të jashtëzakonshme nëpër hotele. Ai shkon ne punë, përderisa unë ha mëngjesin dhe pastaj zbres poshtë në holl për të punuar. Pasdite vrapoj nëpër qytet përderisa dhoma bëhet gati. Nuk krahasohet me asgjë si dhoma e pastër dhe e bërë gati për shërbimet personale. Pastaj, burri im lëshon muzikë klasike, përderisa unë i ulem në prehër dhe flasim për ditën që e kemi kaluar sot. Kështu bëhemi gati për darkë. Hotelet tani kanë restorante shumë të mira. Nuk ka gjë më joshëse sesa të zbresësh poshtë për darke, ta pini një shishe verë dhe pastaj të ngjiteni lart në dhomë të dehur. Ne e përsërisim ketë rutinë vazhdimisht, nëpër të gjitha hotelet ku jemi mysafirë. Është shumë banale, por nuk të mërzit kurrë”.

Hotelet janë si shtëpi boshe, ku jeton për pak dhe pastaj largohesh pa dhimbje. Kanë kënaqësinë e ndjenjës familjare, por pa barrë të saj dhe njëkohësisht te bën të ndjehesh shumë lirshëm dhe si në shtëpi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail