Oksitocina më e mirë se viagra!

GJERMANI- E quajnë hormoni i dashurisë sepse i paraprin marrëdhënieve më të kënaqshme dhe të dobishme.

Një shembull? Prodhohet gjatë shtatzanisë dhe ndihmon lidhjen mes nënës dhe fëmijës dhe me sa duket edhe atë mes babait dhe të porsalindurit. Tashmë hormoni i dashurisë mund të bëhet edhe hormoni i seksit të përsosur.

Të paktën kështu pretendon një studim I Shkollës së Mjekësisë në Hannover, që ka testuar efektet e oksitocinës në formë spray, tek 29 çifte.

Studimi i publikuar në revistën “Hormonet dhe sjellja” tregoi se marrja e oksitocinës (oxytocin) para marrëdhënieve seksuale ndihmon për të arritur kënaqësi më të madhe. Në mënyrë të veçantë, meshkujt raportohet të kenë pasur orgazma më intensive.

Çiftet që morën pjesë në hulumtim konsumuan oksitocinë para raportit seksual dhe pastaj iu përgjigjën një pyetësori ku përshkruan ndjenjat e të dy partnerëve. Përdorimi i oksitocinës duket se nuk kishte efekt mbi gjendjen e eksitimit, por të dy, si burrat dhe gratë thanë se kishin arritur më shumë kënaqësi falë hormonit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail