Mos aktroni kur bëni seks!

Në dhomën e gjumit sinqeriteti është mënyra më e mirë, nëse është për t’i besuar një hulumtimi më të ri të bërë në Kanada. Në të vërtetë, hulumtimi i ri tregon se si njerëzit janë shumë të shkathët të zbulojnë se a po aktron orgazmën partneri apo partnerja, prandaj aktrimi nuk ka kurrfarë kuptimi.

Edhe meshkujt, edhe femrat, janë njësoj të vetëdijshëm për kënaqësinë seksuale të partnerit apo edhe për mungesën e kënaqësisë. Hulumtimi tregon se si komunikimi seksual dhe aftësia e njohjes së emocioneve janë çelës i mirëkuptimin ndërmjet partnerëve.

Kemi zbuluar sesi mesatarisht edhe meshkujt, edhe femrat kanë perceptim goxha të saktë të kënaqësisë seksuale të partnerit të tyre, thotë mjekja Erin Foils, autore e studimit, dhe shton se gjatë hulumtimit kanë zbuluar që komunikimi i mirë u ka ndihmuar pjesëmarrësve që të kuptojnë kënaqësinë seksuale të partnerëve të tyre. Madje, edhe kur komunikimi ka qenë i keq, shumica e personave edhe më shumë janë treguar goxha të saktë në matjen e kënaqësisë seksuale.

Studimi ka përfshirë 84 çifte të cilat kanë qenë pjesa më e madhe e studimit mbi shprehitë dhe kënaqësitë seksuale, transmeton Telegrafi. Secili person gjatë hulumtimit ka plotësuar pyetësorin për kënaqësinë e tij seksuale dhe për perceptimin e kënaqësisë seksuale të partnerit. Rezultatet kanë treguar se meshkujt shumë shpesh konsiderojnë që partneret e tyre janë më pak të kënaqura seç duhet të jenë, gjë që mund të kuptohet që në krevat janë më të mirë seç mendojnë.

Edhe shkencëtarët e Universitetit Vaterlo në Ontario thonë se si rezultatet e studimit të tyre tregojnë sesi partnerët shumë shpesh kanë probleme të ndërsjella mirëkuptimi, ndërkaq pikërisht mirëkuptimi i kënaqësisë seksuale të partnerit mund të ketë rezultate pozitive.

Eksperti për lidhje ndërmjet çifteve dr. Pam Spurr, lidhur me këtë temë, siç shkruan “Daily Mail”, ka shkruar librin e tij “Sex Academy”: “Shumica e njerëzve konsiderojnë se si për ato gjëra nuk është e detyrueshme të bisedohet sepse ‘partneri thjeshtë e di” se si ndihen, dhe kjo në njëfarë mënyre mund të paraqesë problem apo mund të jetë shumë pozitive. Është shumë me rëndësi që “ai lexim i mendjes” të mos bëhet gabimisht”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail