Sa kalori vërtet digjen gjatë seksit?

Sa kalori vërtet digjen gjatë seksit? Nëse mendoni që seksi i zjarrtë, i cili thjesht ju lë pa frymë, pas të cilit keni ndjenjën që sikur vërtet të kishit vrapuar maratonë, do t’i djegë kaloritë, nëse jo shumë, së paku sasinë e tyre sa edhe ushtrimet, vërtet do të mund të zhgënjeheni

Një studim më i ri i revistës New England Journal of Medicine e ka demaskuar mendimin e rrënjosur thellë se seksi djeg edhe deri në 300 kalori. Sipas llogaritjes së shkencëtarëve të universitetit Alabama në Birmingem, personi që ka 70 kilogramë peshë trupore gjatë seksit mesatarisht djeg, besuat apo jo, gjithsej 21 kalori, që do të thotë që gjatë zgjatjes mesatare të seksit djeg 3,5 kalori për një minutë.

Mirëpo, bile edhe djega e atyre 21 kalorive varet nga dy gjëra: intensiteti dhe zgjatja e seksit. Ekspertët konsiderojnë që seksi që zgjat intensivisht 6 minuta ,përafërsisht është sikur ecja me shpejtësi katër kilometra në orë, shkruan details.com, transmeton Telegrafi.

Studimi tjetër ka treguar se si meshkujt e moshës së re mund të djegin edhe deri në qindra kalori, me kusht që të shpejtojnë tempin e seksit dhe të zgjasin kohën e seksit në 24,7 minuta.

Mirëpo, edhe vetë paraloja i kontribuon djegies së kalorive. Nëse dëshironi të shtoni nivelin e djegieve të kalorive gjatë seksit, sipas trajnerit personal të Bryan Krahnit, duhet të ndërrohen pozat duke i praktikuar ato të cilat kërkojnë qëndrim në këmbë dhe temp të shpejtë.

Mirëpo, një gjë është mirë të keni parasysh: më së miri është të përqendroheni të bëni seks në dhomën e gjumit, por edhe në ushtrimet në palestër. Ushtrimi dhe ruajtja e kondicionit në palestër do të rezultojë edhe me qëndrueshmëri më të mirë në shtrat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail