10 këshilla për një natë të nxehtë!

"Si të bëjmë dashuri gjithkund përveç krevatit” është një nga librat më të shitur javën e fundit në Francë. Libërthi i këndshëm, i paraqitur me sukses në sallonin e ri të librit të Parisit, bën pjesë në një seri udhëzuesish thumbues, që ilustrojnë si dhe ku “të guxosh” për të praktikuar kënaqësitë më të mëdha dhe të përfitosh kënaqësitë e seksit të vërtetë. Ky libër është një manual i vërtetë teknik mbi seksin, një nyjëzim enciklopedik mbi marrëdhëniet e ndërsjella, i plotësuar me udhëzime për përdorimin dhe hartën e vendeve ku ta praktikosh atë. Duke shfletuar librin “Kudo bëni dashuri, përveç krevatit”, përforcohet ideja që zyra mbetet vendi më i dashur për t’u dorëzuar dhe të filloni kështu një histori dashurie, madje edhe ato jashtë martesore. Duke pasur kujdes, udhëzuesi sugjeron se duhen studiuar zakonet dhe oraret e kolegëve tuaj, ndaj të cilëve keni qëllime të caktuara në mënyrë që të mos bëni figurë të keqe.



Por edhe ashensori apo vende të tjera me rrezik, konsiderohen si më të preferuara nga të dashuruarit, sidomos në orët e vona.

1

Vendi që shumë gra preferojnë, si alternativë me dhomën e tyre të gjumit është një hotel luksoz. Pini shampanje në dhomëzën romantike, ku keni qenë kohë më parë dhe keni kaluar një natë të paharrueshme.

2

Prenotoni dhomën fillimisht dhe siguroni bashkëpunimin me recepsionin, i cili sugjeron dhomën më romantike. Kujdes, bëji gjërat me takt dhe me mend, nuk duhet të zbulosh detajet që hedhin në erë gjithçka.

3

Kujdes pastaj në privacy: një natë në një motel bëhet më therëse nëse ndryhet me sekrete. Strukturat më të mira kanë parking të mbyllur dhe drejtpërdrejt të lidhur me dhomat për të shmangur shikimet dhe njohjet.

4

Nëse ua mban xhepi zgjidhni suitë me pishinë dhe hidromasazh. Bëni lojëra dhe truke pa fund, p.sh. t’ju marrë rrjedha e ujit dhe lërini t’ju gudulisin bulëzat e ujit që japin ndjesi kënaqësie të jashtëzakonshme.

5

Një darkë romantike të dashuruarish nën dritat e qirinjve, nuk është gjithçka. Përpiquni të eksploroni duke shijuar ushqimet në shtrat, duke ushqyer njëri-tjetrin, apo duke pirë shampanjë akull të ftohtë.

6

Për një mbrëmje plot stile 9 javë e gjysmë, përdor gjithnjë frutat. Kokrra rushi të ngrira në frigorifer, luleshtrydhe me panë, për përdorime nga më të ndryshmet dhe lojëra erotike me shampanjë…

7

Fillo paraprakisht para se të shkosh në dhomën e gjumit. Një vend ideal është ashensori dhe nëse është shumë i shpejtë, shtypni Stop për disa minuta. Momente magjike mund të përjetoni nën presionin e lëvizjes.

8

Një dush i ngrohtë dhe më pas kalon në shërbime më intime ndaj partnerit. Apliko masazhe të lehta me vajra të parfumuara për të qetësuar trupin dhe parapërgatit mendjen për mijëra kënaqësi të një nate pafund.

9

Të zgjedhësh një ‘look’ të pazakontë, duke hequr dorë nga bokserët e zakonshëm dhe nga bluza e shëndetit. Në një lidhje ideale, barrierat e tipit “mbipeshë” “akne” apo “celulite” nuk duhet të ekzistojnë.

10

Kujdes ! Është e ndaluar të shihet televizor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail