Çfarë dëshirojnë në seks beqarët dhe çfarë dëshirojnë të martuarit?

Nëse jeni i martuar, në krevat vlejnë rregulla të tjera nga ato që vlejnë për beqarët, të cilët shpesh takojnë femra të reja.



Beqarët në lidhje të reja kujdesen edhe për imtësitë më të vogla kur bëjnë seks, sepse nuk dinë se çka i pret, andaj janë shumë të kujdesshëm.Të martuarit në një anketë kanë thënë që seksi më i këndshëm u është ai si pas grindjes, por pa grindje të mëparshme. Ata, kanë theksuar që më me dëshirë pak do t’i ndryshonin gjërat me ndonjë fjalë të pistë apo me shqyerje të rrobave sikur pas grindjes së vërtetë, transmeton Telegrafi.

Cili është ndryshimi mes dëshirave seksuale të një mashkulli beqar e një tjetri të martuar?!Nëse nuk e dini, edhe pse shpesh e keni marrë me mend, zbulojini më poshtë identitetet e tyre seksuale.

Merrni kontrollin në shtrat

Beqari: Mësojeni, kështu ai do të kuptoje se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Flisni dhe tregoni atë që keni në mendje. Është fillimi, ndaj ai duhet gjithmonë ta dijë atë që ju do të kërkoni më pas.

I martuari: Një surprizë është më shumë sesa “seksi”. Zgjidhni një fantazi tuajën të vjetër , të cilën atij nuk ia keni treguar asnjëherë dhe zbulojeni së bashku.

Veshja që josh

Beqari: Këmisha ose bluza e pambukut që ai përdor për punë. Visheni në mëngjes në vend të këmishës tuaj elegante dhe ai do të marrë me vete aromën tuaj.

I martuari: Diçka më sensuale sesa një bluzë e zakonshme, fatkeqësisht e bërë edhe me njolla nga punët e përditshme dhe ushqimi i fëmijëve.

Ajo që e çmend

Beqari: Vëmendje ndaj detajeve. Kur sapo keni nisur një lidhje, këshilla jonë është të jeni të vëmendëshme mbi pikat e tij të dobëta. Fundi i shpinës është qendra e “fortë” nervore.

I martuari: në një lidhje të gjatë si e juaja, ata preferojnë seksin pas një zënke. Por sigurisht pasionin që të fal kjo marrëdhënie e shpejtë shpesh do ta dëshironin edhe pa dramën dhe zënkën e mëparshme.

Seksi oral, ja çfarë kërkon

Beqari: Sa më shumë! Të dhënat tregojnë se femrat janë “të kursyera” në këtë pikë. Ndaj nëse jeni në fillimet e këtij raporti me një mashkull mos i kurseni eksperiencat e tilla.

I martuari: Ata kërkojnë që seksi oral të jetë i njëjtë me atë të kohës kur sapo ishit lidhur dhe pasioni nuk dukej se mbaronte. Kujtohuni, kujtohuni…ai do ta pëlqejë.

Kur vendi bën diferencën

Beqari: Në zyrën tuaj ose në një vend që ai nuk e njeh. Atij do t’i duket emocionuese dhe e guximshme nga ana juaj.

I martuari: Kudo tjetër përveç shtëpisë tuaj, në të cilën paguani faturat, përgatisni mëngjesin e drekën dhe vendosni për rrobat që do të lani e më pas të hekurosni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail