Fakte interesante për seksin!

A do të zgjatë më shumë seksi nëse përdorni prezervativin? Sa është i madh klitorisi? Kur njerëzit zakonisht e humbin virgjërinë? Këto janë vetëm disa pyetje të cilave do t’u përgjigjemi në vazhdim.



Mollët lidhen me cilësinë e jetës seksuale

Gjatë një studimi të 730 femrave është treguar që ato të cilat kanë ngrënë mollë kanë qenë më të kënaqura me jetën seksuale sesa ato të cilat nuk kanë ngrënë, transmeton Telegrafi.

Sa është i madh klitorisi?

Klitorisi është organ ereksional femëror, ka formën kungullit, në gjatësi prej rreth 2 centimetrash, ndërkaq gjerësi prej 6-7 milimetrash.

Rreth 8.000 përfundime nervore gjenden në klitoris. Kjo do të thotë që përqendrimi i indeve nervore në klitoris është më i shpeshtë se sa në gjuhë apo në mollëza të gishtave.

Humbja e virgjërisë në moshë të rritur, rezulton me probleme!

Ata që e humbin virgjërinë midis moshës 21 deri në 23 vjeç tentojnë të kenë më shumë probleme seksuale më vonë kur martohen. Studimi është bërë nga Universiteti i Kolumbisë dhe qendra HIV.

Sipas Live Sience, deri në moshën 19 vjeçare, 70% e vajzave amerikane tashmë kishin bërë seks.

Vetëm një spermatozoid fekondon vezën

Njeriu mesatar i shëndetshëm prodhon rreth 300 milionë spermatozoide në vetëm një sasi të vogël sperme apo thënë ndryshe në sasi të një luge çaji. Por, është vetëm një spermatozoid të cilin e pranon gruaja për ta fekonduar vezën.

Prirja e një femre për orgazmë është e lidhur me formën e buzëve

Një grup i psikologëve në ‘Scotland University of West’ ka zbuluar se lehtësia me të cilën një grua arrin orgazmën vaginale është e lidhur me formën e buzëve, veçanërisht prezenca e një “gunge” (zona qendrore e buzës së sipërme) e theksuar .

Zgjatja e seksit varet nuk varet nga ajo se a përdorni prezervativ apo jo

Studimet në të cilat kanë marrë pjesë 500 çifte nga pesë shtete është masë se sa u nevojitet meshkujve të arrijnë kulmin gjatë penetrimit. Marrëdhënia mesatare zgjat pesë minuta, ndërkaq prezervativët nuk bëjnë ndryshim në këtë mesatare.

Më lehtë do të arrini orgazmën nëse ju janë shputat të ngrohta

Një studim holandez ka zbuluar që njerëzit kanë për 80 për qind më shumë shanse të përjetojnë orgazmën nëse mbathin çorape, derisa kanë shanse vetëm 50 për qind nëse janë pa çorape.

Ka mundësi që mashkulli të “mbërthehet” në femrën gjatë seksit

Kjo ndodh kur muskujt e vagjinës tkurren aq fuqishëm saqë penisi nuk mund të nxirret jashtë pa ndihmën e mjekut. Ky fenomen quhet “penis captivus”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail