Seksi sipas horoskopit!

Nëse ende nuk i keni ditur të gjitha dëshirat dhe fantazitë seksuale të të dashurit tuaj, lexojeni këtë tekst...

Lista në vijim i është përkushtuar energjisë me të cilën rrezatojnë shenjat e caktuara të zodiakut, kështu që më parë mund të mësoni se shoqërimi me të a ju garanton argëtim të mirë.



Dashi

Për Dashin seksi është - gjah. Kryesisht janë të drejtuar në shprehjen e dëshirës fizike dhe posedojnë një energji të pashterur. Në kërkim e sipër për një kënaqësi të përgjithshme nuk kanë frikë as të eksperimentojnë. Në seks Dashi dëshiron të dominojë, përderisa përpos erotikës në lidhje kërkojnë edhe përshtatshmëri mendore. Tek pjesëtarët e kësaj shenje të zjarrtë gjithçka shkon pa kurrfarë paraloje. I eksiton prekja e flokut, puthja nëpër ballë dhe mjekër.

Demi

Në seks, kjo shenjë ka shumë kërkesa. Janë shumë tërheqës, enë kontaktin e parë shfaqen të rezervuar. Për ta paraloja është më e rëndësishmja, që nganjëherë edhe mundet të çmendë partnerët. Kur mbesin të vetëm me partnerin, kjo shenjë shprehë një seksualitet të fortë që me të vërtetë nuk njeh kufi. Për ta seksi është një mundësi lirimi nga përditshmëria e mërzitshme. Demat i çmend puthja dhe prekja në qafë.

Binjakët

Për Binjakët seksi bashkon trurin dhe mendjen, pa kurrfarë përzierje të asaj që ne e quajmë shpirt.

Partnerët e tyre duhet të jenë të shkathët në puthje dhe të gatshëm për të eksperimentuar. Ata do të kënaqen në seks të shpejtë në ulësen e prapme të veturës, por edhe gjatë një mbrëmje të gjatë klasike. Binjakët eksitohen nga bisedat erotike e po ashtu edhe nga prekja e krahëve dhe duarve.

Gaforrja

Shoqëria seksuale me Gaforren është e njëjtë sikurse një vallëzim i lehtë. Nëse qëlloni hapat e duhur, mund të jeni të sigurt se do të përjetoni një kënaqësi pakufi. Gaforret para së gjithash seksin e përjetojnë si përvojë emocionale. Kur emocionet e tyre të aktivizohen, shndërrohen në dashnor me pasion. Intuita e tyre u tregon nevojat e partnerit në shtrat dhe mundohet që ta bëjnë të lumtur. I çmend puthja franceze.

Luani

Seksi me Luanët është një përvojë e egër e cila ofron edhe argëtim të madh. Pjesëtarët e kësaj shenje gjithmonë janë të gatshëm për aksion e të njëjtin entuziazëm presin edhe nga ana e kundërt. Adhurojnë të dominojnë. Kënaqen kur falënderohet mundi i tyre dhe japin gjithçka nga vetja e tyre për t'i plotësuar pritjet e anës tjetër. Nëse dëshironi ta çmendni një Luan filloni me puthjen e shpinës dhe vazhdoni me një masazh erotik.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë persona të ndjeshëm dhe dashnorë të kujdesshëm. Në zemrën e tyre ata janë të përsosur të cilët që nga detajet më të imta dëshirojnë të përmbushin fantazitë e tyre erotike. Pjesëtarët e kësaj shenje shpeshherë gjenden në rolin duke ndihmuar të tjerët për të arritur kulmin. Janë të turpshëm dhe vështirë tregojnë dëshirat e fshehura. Duhet ta dini se puthja në zonën e stomakut për ta paraqet kënaqësi të madhe.

Peshorja

Edhe pse në publik sillen me shumë kujdes, seksi tek ata mundet të zgjojë përvoja të çmendura. Kërkojnë partnerë të besuar dhe të shkathët që me siguri do t'i arrijnë majat e kënaqësisë së bashku. Pëlqejnë nëse I përqafoni duke ju thënë fjalë të bukura, por nëse dëshironi që edhe më t'ju zgjoni ndjenjat, atëherë vendi i duhur për t'i ledhatuar është pjesa e poshtme e shpinës.

Akrepi

Shenja e Akrepit në astrologji me kalimin e kohës është shndërruar në sinonim për seks cilësor. Janë në gjendje të ofrojnë kënaqësi seksuale, por edhe të fitojnë kënaqësi. Akrepat pëlqejnë të paramendojnë koreografi të veçanta. Kënaqësitë e tyre më të ndjeshme nuk është e vështirë t'i zbuloni, gjenden në hapësirën e organeve seksuale.

Shigjetari

Në mesin e shenjave të zjarrta Shigjetari është udhëheqës kur bëhet fjalë për seksualitetin. Për pjesëtarët e kësaj shenje, seksi është argëtim I mirë e para së gjithash përvojë pasioni që nuk ka kurrfarë lidhje me emocionet. Me fjalë tjera, Shigjetarët janë të gatshëm për aksion kurdoherë. Nuk janë fare të turpshëm për ta treguar atë që duan. Shigjetarët më së shumti i eksiton prekja e butë nëpër ije.

Bricjapi

Edhe pse në shikim të parë duken të turpshëm dhe të ftohtë, Shigjetarët i takojnë shenjës me më ës shumti pasion seksual dhe janë dashnorët më aktivët. Për dallim nga të tjerët, ata shumë lehtë eksitohen dhe me këtë rast pasionin e tyre e përcjellin tek ata me të cilët janë në kontakt. Personat me këtë shenjë vërtetohen të jenë stabil dhe dashnorë besnik. Puthjet zgjojnë ndjenja të forta tek ata.

Ujori

Për ta seksi nuk është vetëm pasion dhe zbavitje. Para së gjithash është mënyra e cila lidh mendjen me zemrën. Më të lumturit janë kur qojnë dashuri me partnerin dhe këmbejnë mendimet. Ujorët janë shumë kureshtar, që pandërprerë i shtyn të bëjnë eksperimente. Mundohen të jenë të sinqertë e të njëjtën gjë e kërkojnë edhe nga partneri. Kur janë në formë, imagjinata e tyre nuk ka fund. U pëlqen prekja dhe ledhatimi i gjunjëve.

Peshqit

Sikurse gjithçka tjetër në jetën e tyre, për Peshqit seksi është i pandashëm prej emocioneve. Mu për këtë arsye, janë shenjë shumë e ndjeshme por dhe dashnorë shumë kreativë. Imagjinatën e tyre të fortë e tregojnë në shtrat ku edhe paraqesin lojërat më të çuditshme. Peshqit mbesin shumë të lumtur kur arrijnë ta bëjnë të lumtur partnerin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail