Meshkujt nuk i kuptojnë femrat!

Është e kuptueshme që meshkujt dhe femrat të kenë pasur gjithmonë probleme për t'u kuptuar mes tyre, por sot një studim i kryer enkas për këtë arsye e pohon zyrtarisht fenomenin.

Në fakt, është vënë re se nëse bëhet fjalë për seksualitetin, mashkulli nuk është në gjendje ta kuptojë gjuhën joverbale të femrës, duke hyrë kështu në një situatë konfuze, transmeton Telegrafi.

Nga studimi i kryer në Universitetin Indiana me një grup studentësh prej 280 vetash, është vënë re se meshkujt tentojnë të shikojnë në sjelljet dhe vështrimet e femrave një interes më të madh seksual se sa ndodh në të vërtetë.

Me sa u kuptua nga studimi i kryer, për një mashkull është e vështirë të dallohet një buzëqeshje miqësore nga ajo flirtuese. Arsyeja mund të jetë se në përgjithësi meshkujt mund të hasin vështirësi në interpretimin e hollësishëm të gjuhës joverbale. 68% e studenteve vajza pohuan se ishin detyruar t'ua shpjegonin qartë meshkujve që interesi ndaj tyre mund të ishte vetëm interes miqësor dhe se ata ishin keqkuptuar për një interes më intim për njëri-tjetrin.

Keqkuptimet dhe keqinterpretimet e mesazheve mes meshkujve dhe femrave janë të ndërsjella. Ndodh që kur një mashkull është përballë një femre të cilën kërkon ta joshë seksualisht, femra mund

të mos e kuptojë këtë mesazh verbal dhe joverbal, duke këmbëngulur në shprehjen e sjelljeve dhe fjalëve në kuadër të miqësisë.

E megjithatë, paaftësia e një mashkulli për të kuptuar sjelljet e një femre është dyfish më e madhe, qoftë për interes seksual ose jo!



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail