6 fazat e seksit në një lidhje!

Seksi i mirë kurrë nuk mun gon në lidhjen e sapofilluar, mirëpo eksitimi fillestar nuk zgjat tërë jetën. Çfarë duhet bërë më vonë? Pas disa viteve të para të jetës së vrullshme të dashurisë paraqiten probleme serioze. Mirëpo a e dimë se çfarë na pret në secilën fazë të ardhshme të dashurisë, pastaj po qe se pajtohemi me ndryshimet, mund të arrijmë garanci që të kemi tërë jetën seks të zjarrtë e të kënaqshëm.



Faza e parë: Shumë seks (gjatë vitit të parë)

Përgatituni për bashkëveprim intensiv, mirëpo mos pritni thyerje të tabusë në ditët e para.

Kështu flet dr. Janet Reibstein, autore e librit “Jeta seksuale”. “Seksi gjatë kësaj periudhë me siguri nuk është eksperimentues. Është fazë e seksit të shpeshtë, mirëpo shijimi i gjërave të reja më së shpeshti arrihet vetëm kur ta njihni mirë njëri-tjetrin dhe kur të arrini nivel të mjaftueshëm të mirëbesimit”.

Këshillë: Ndonëse lidhja avancohet dhe arrihet rutina, duhet të shmangeni nga seksi komod në shtratin e dhomës së gjumit. Provoni që të bëni sa më shumë dashuri jashtë shtëpisë. Krahas vrullit të mirë të epshit, nuk do t’ju nevojiteshin më shumë se disa minuta, e po e shfrytëzuat ofertën, do të shijoni kënaqësinë e seksit në kabinën telefonike, në rrugë pa drita, madje edhe në barkë.

Faza e dytë: Seks i zjarrtë (nga viti i parë deri në vitin e tretë)

Kur hyni në lidhjen reale afatgjate, me siguri në ndonjë mënyrë do të forconi besnikërinë e ndërsjellë. Besimi do t’i hapë dyer të reja jetës suaj seksuale, sepse akoma jeni të gatshëm për të provuar gjëra të reja. Do të keni siguri të mjaftueshme për të pranuar të gjitha fantazitë tuaja, duke rënë intensiteti i dashurisë, posedoni energji të mjaftueshme për t’u përqendruar në cilësitë e takimeve tuaja.

Këshillë: Të jeni të sinqertë ndaj shpresave tuaja seksuale. P.sh. nëse besoni se nuk mund të jetoni pa seks më të shpeshtë oral, atëherë është koha për sqarim dhe kompromis me partnerin tuaj.

Faza e tretë: Seks i ngadalshëm (nga viti i tretë deri në vitin e pestë)

Pasi të keni njohur mirë çdo pjesë e trupit tuaj dhe të keni mësuar rrugët më të shkurtra të zonave tuaja erogjene, seksi i zjarrtë reduktohet në seks i ngadalshëm.

Këshillë: Mos bëni gabim duke menduar se ndonjë teknikë, e cila ju duket se është më e efektshme, mund të jetë e vetmja teknikë e efektshme. Për shembull, në qoftë se femra përjeton përherë orgazëm klitoral – gjë që është rasti me 70 për qind të femrave – kjo nuk do të thotë se kurrë nuk do të përjetoni orgazëm.

Edhe pse mund të jetë ndoshta e saktë, megjithatë më mirë është që të përvetësohet qasja “e argëtimit me provimin e mënyrës së re”, pastaj që nga fillimi të provohen sërish.

Njëkohësisht, me ndryshimin e rrethanave shoqërore dhe psikike të personave, me kalimin e kohës ndryshohen edhe rrethanat dhe nevojat tona seksuale. Një gjë që sot është e jashtëzakonshme, nuk është thënë që të mos ndryshojë pas disa vjetësh. Andaj, sigurojini edhe nuancat e tjera të teknikës së dashurisë.

Faza e katërt: Seks? Çfarë seksi? (nga viti i pestë deri në vitin e shtatë)

Meqë i keni provuar të gjitha së paku nga njëherë, në qoftë se jo edhe një mijë herë, në këtë fazë me siguri do të vuani nga indiferenca e lindur nga afërsia e tepërt. Seksi mund të fillojë të të ngjajë në diçka krejtësisht të rrallë dhe kalimthi.

Këshillë: Mos lejoni që mungesa e seksit t’ju bëhet normë. Angazhohuni që të merrni përgjegjësinë për eksitimin tuaj individual. Njerëzit shpesh mendojnë se seksi arrihet në mënyrë natyrore. Mirëpo patjetër duhet të marrin një vendim të qartë, në mënyrë që seksin të bëjnë pjesë të jetës.

Shtojeni elanin tuaj seksual me masturbim më të shpeshtë, me këshillat për vetëndihmë dhe me veshjet seksi të brendshme, para se të bëhet vonë.

Faza e pestë: Seks me dikë tjetër (nga viti i shtatë deri në vitin e dhjetë)

Në qoftë se lejoni që seksi t’ju rrëmbejë në jo më shumë se një herë në muaj, ju apo partneri juaj do të mund të kërkoni ngushëllim te ndokush tjetër. Kjo është diçka që rëndom quhet “krizë e vitit të shtatë”.

Këshillë: Më e rëndësishme në këtë fazë është që të kaloni kohën vetëm si çift. Në qoftë se arrini të kaloni diku vetëm një javë, do të jetë gjë e mirë. Nëse jo, madje edhe një natë apo dy mund t’i ofrojnë një shije të re të jetës suaj.

Në të kundërtën ekziston rreziku nga ndërprerja e komunikimeve dhe orientimi te njerëzit e tjerë për të kërkuar atë që ju mungon.

Faza e gjashtë: Seks i suksesshëm (nga viti i dhjetë e tutje)

Pas dhjetë vjetësh të kaluar bashkërisht është në rregull të supozohet se keni qëndruar së bashku nëpër kohë të mira (në fazën e parë dhe të dytë), kohë të këqija (faza e katërt dhe e pestë), dhe kohë monotone (faza e tretë).

I jeni ofruar ngopjes seksuale, jeni afër ndarjes apo ndoshta edhe keni marrë vendim që të ndaheni.

Pritni pak! Ju pret shpërblimi, sepse intimiteti i krijuar në lidhjen afatgjatë mund t’ju çojë në seksin më të mirë të jetës dhe drejt ndjenjave. E keni merituar.

Këshillë: Kujdesuni për shëndetin, sepse në qoftë se shëndeti është i mirë, do t’ju sigurojë virtuozitet në dhomën tuaj të gjumit deri në fund të jetës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail