Lesbiket kënaqen më shumë!

Rezultatet e një studimi të kohëve të fundit lidhur me marrëdhëniet seksuale, doli se lesbiket ndiejnë kënaqësi më të madhe.

Lesbiket duhet të jenë tepër të kënaqura kohët e fundit nga lajmet me bollëk për to.

Së pari, dëgjuam se Marilyn Monroe kishte një marrëdhënie të fshehtë lesbike dy-vjeçare dhe kishte pranuar preferencat e Joan Crawford dhe Marlene Dietrich. Kjo u pasua nga fotot gazmore të një çifti lesbikesh në vitet nëntëdhjetë, të cilat u martuan së fundmi pas 72 vitesh së bashku. Pastaj me daljen e një libri të diskutueshëm “Lesbike për një vit” në lidhje me të drejtat e një gruaje australiane, e cila ra në dashuri me një grua tjetër dhe dëshironte që të gjithë të ndalonin etiketimet negative dhe të kuptonin se seksualiteti është fluid dhe i ndryshueshëm.

Së fundi, rezultatet e një studimi të kohëve të fundit lidhur me marrëdhëniet seksuale, doli se lesbiket ndiejnë kënaqësi më të madhe. Në studim morën pjesë 2850 femra dhe meshkuj të cilët u pyetën se sa herë provonin orgazëm gjatë seksit. Gratë që kishin partnerë meshkuj thanë se kishin orgazma me partnerin e tyre 61.6 për qind të kohës; ndërsa për lesbiket deri në 74.7 për qind.

Hulumtuesit dolën në përfundim se arsyeja është pasi çiftet heteroseksuale kanë tendencë të përqendrohen në një marrëdhënie që nuk bazohet vetëm tek orgazma dhe kënaqësia seksuale. Ndërsa tek çiftet e lesbikeve, partneret përqendrohen tek kënaqësia e tyre dhe nuk ndihen nën presion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail