Seksi pas të tridhjetave – Gjërat që duhet të dini!

Seksologji – Ka disa gjëra që nuk duhen injoruar, sidomos nga ato që dëshirojnë një jetë erotike të kënaqshme. Çfarë sugjeron një udhërrëfyes i ri, dedikuar sidomos femrave “të rritura”? – Ja dhjetë këshilla që duhet t’i mbani në çdo rast parasysh mbi seksin, pas moshës 30-vjeçare

Ka disa gjëra që nuk duhen injoruar, sidomos nga ato femra që dëshirojnë një jetë erotike të kënaqshme. Nuk mjafton të eksperimentoni pozicione apo “lojëra” të veçanta, por në të vërtetë duhet pak fantazi dhe paturpësi për të gjallëruar momentet e dashurisë! Ja sugjerimet tona për të gjithë ata, ose ato që i kanë kaluar të tridhjetat!

Bëni dashuri në natyrë

Kryerja e marrëdhënieve seksuale në natyrë është e mrekullueshme, por sa keq që me kalimin e viteve shtrati është kthyer si vendi më i mirë për këtë gjë! Nëse keni kaluar të tridhjetat, është rasti që t’u ktheheni kohëve të bukura të adoleshencës, për të rizbuluar kënaqësinë e takimit poshtë një batanijeje, duke parë yjet.

Frymëzohuni nga filmat erotikë

Zakonisht janë meshkujt ata të cilët “nxehen” nga videot erotike, por edhe femrat mund të frymëzohen nga po e njëjta gjë! Ndaj “hidhini poshtë” tabutë, skrupujt, dhe moralin…doni apo jo një jetë erotike të kënaqshme?! Që nga nesër, videoteka juaj do të pësojë ndryshime të dukshme!

Praktikoni situata pikante

Të imagjinoni dhe të praktikoni situata pikante, nuk është aspak keq! Do të jetë argëtuese nëse do të interpretoni personazhet mitike dhe të përrallave, duke u frymëzuar për shembull nga “Kësulëkuqja dhe Ujku i Keq”! Kjo mënyrë është një “çelës” i vërtetë për një marrëdhënie seksuale të mrekullueshme!

Eksploroni pikën B

Pak rëndësi ka se kë pikë B (të pasmet) do të eksploroni(të tijën-sajën), mjafton ta bëni! Edhe pse femrat në përgjithësi nuk e pëlqejnë edhe aq shumë këtë praktikë, me pak durim mund të ndryshojnë ide!

Çlirojeni fantazinë

Tradhtia nuk ka asnjë lidhje me fantazinë! Edhe pse jeni çift, herë pas here do të bënit mirë të çliroheshit nga jeta juaj reale, duke ndarë së bashku një histori pasionante “imagjinare”, duke u shtirur si të panjohur! Filloni nga fillimi, pse jo!

Jini të drejtpërdrejtë

Është e kotë që t’i “bini rrotull”, nuk jeni më një vajzë pa eksperiencë! Thojeni pa turp atë që ju pëlqen; plotësimi i dëshirave tuaja do të jetë me siguri një lumturi më vete. Për shembull; hungërimat nuk duhet të jenë më një “imponim”, nëse nuk ju pëlqejnë, ose e kundërta!

Praktikoni seksin e shpejtë

Ndonjëherë, “shpejtësia” i bën mirë shëndetit! Ky sugjerim nuk vlen vetëm për beqarët, por edhe për ata që jetojnë lumturisht një jetë në çift. Argëtimi me partnerin është gjithmonë një nga mënyrat më të mira për të rindezur dëshirën seksuale.

Shihuni në sy, ndërsa bëni dashuri

Të shihni njëri-tjetrin ndërkohë që bëni dashuri, është me të vërtetë një gjë shumë eksituese, por sa keq që femrat më së shumti preferojnë dritat e fikura! Mos kini droje, sepse gjatë intimitetit, meshkujt nuk i vënë re defektet fizike, por thjesht shijojnë momentin në maksimum. Imitojini ata të paktën për një herë të vetme!

Merrni iniciativën

Marrja e iniciativës mund të jetë shumë argëtuese, sidomos me partnerin e përhershëm! Meshkujt në fakt adhurojnë të jenë dominantë poshtë çarçafëve, por gjithsesi, ndonjëherë jepini jetë panterës seksi që është brenda jush!

Bëni dashuri në mënyra të ndryshme

Është një këshillë mjaft e vlefshme për t’u marrë në konsideratë! Sepse praktikimi i tre ose më pak pozicioneve në shtrat, e bën marrëdhënien monotone. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të dilni jashtë rregullave, duke eksperimentuar pozicione të ndryshme tëKamasutrës, duke e bërë në makinë, mbi lavatriçe, apo në çdo vend tjetër ku ju çon fantazia!



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail