Meshkujt nuk na eksitojnë në mënyrë të drejtë!

Studimet e reja kanë treguar që meshkujt kanë një vetëbesim të theksuar sa i përket dijes për seksualitetin femëror. Mirëpo, damat nuk mendojnë ashtu.

Dy të tretat (rreth 65 për qind) e meshkujve janë lavdëruar me dijen e tyre lidhur me kënaqësinë e femrës, mirëpo vetëm 49 për qind e damave janë pajtuar me këtë.



Është shumë e sigurt që kanë të drejtë, sepse rreth 50 për qind e meshkujve janë munduar të gjejnë pikën G dhe pothuajse 23 për qind syresh nuk kanë ditur të tregojnë se ku gjendet klitorisi.

Kur është fjala për zonat erogjene, 33 për qind e meshkujve besojnë që ato dallojnë nga femra te femra, ndërkaq shumica janë zënë ngushtë nga kjo pyetje, fare nuk kanë dhënë përgjigje, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ka treguar edhe për atë që meshkujt edhe shumë gjëra themelore duhet t’i mësojnë, mirëpo (fatmirësisht) është treguar që shumica e tyre dëshirojnë të zbulojnë sa më shumë tek trupi i femrës (75 për qind).

Kështu, 39 për qind e femrave dhe 42 për qind e meshkujve kanë deklaruar që stimulimi i klitorisit është mënyra më e mirë për arritjen e orgazmës së femrës.

Pyetjes se a ka rëndësi madhësia, vetëm 4 për qind e meshkujve kanë deklaruar pozitivisht, për dallim nga plot 20 për qind e femrave të cilat janë pajtuar me këtë deklaratë.

Të gjithë meshkujt konsiderojnë që femrat vetëkënaqen, mirëpo 22 për qind e femrave kanë deklaruar që vetëkënaqësinë kurrë nuk e praktikojnë. Mirëpo, janë inkurajuese të dhënat që 37 për qind e meshkujve mendojnë që femrat aktrojnë orgazmën, ndërsa kështu kanë konstatuar vetëm 16 për qind e femrave.

Hulumtimi është zbatuar me rastin e lansimit të konceptit të ri të argëtimit shtëpiak për çiftet, të quajtura “Les Amants” (“Dashnorët”).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail