Arsyet e vërteta se përse femrat tradhtojnë partnerët e tyre!

Nëse meshkujt kërkojnë ngushëllim në krahët e një tjetre, për arsye thjesht egoiste, femrat ia lejojnë vetes luksin e tradhtisë kur ato janë të lodhura nga marrëdhënia aktuale ose kur janë të dashuruara. Por, kur shpërthen dëshira e pashpjegueshme? Cilat janë arsyet që shpjegojnë transformimin e ëndrrës së ndaluar në realitet? Ja tetë më të rëndësishmet…

Femrat tradhtojnë prej:

Inatit

Femrat e njohin mirë artin e hollë të hakmarrjes. Por tradhtia nga inati më shumë se një herë lë një shije të keqe, sepse femrat të mbërthyera nga zemërimi tentojnë të shkojnë me të parin që u del përpara. Kjo lloj tradhtie, sigurisht që ka një sërë pasojash negative.

Mërzisë

Kur mërzitja zotëron jetën e një çifti, për ta është e lehtë që të ndikohen nga stimujt e jashtëm. Kjo gjë u ndodh si meshkujve ashtu edhe femrave, sepse pavarësisht dallimeve gjinore rutina është një “mjekër” për të dyja palët.

Për t’u ndier të dëshirueshme

Pas disa viteve marrëdhënieje dhe meshkujve që preferojnë të shohin ndeshjet e futbollit, femrave u ndodh të ndihen pak poshtë. “A i pëlqej akoma”, “A i dukem e bukur si një herë e një kohë?”, “A më vlerëson si dikur?”, këto janë pyetjet më të zakonta që qarkullojnë në kokën e femrave derisa ato transformohen në mendime obsesive dhe të fiksuara. Dhe nëse ai nuk bashkëpunon, cila është mënyra më e mirë për të hequr çdo dyshim përveçse nëpërmjet tradhtisë?!

Për t’u ndarë

Ekzistojnë disa meshkujt të cilët janë prekur nga “sindroma e qenit roje”, të aftë për të shpikur çfarëdo lloj justifikimi për të mos u braktisur, ose fjalë për fjalë ata janë të terrorizuar nga vetmia. Ndaj, kur femrat ndodhen në një situatë të tillë, e kanë shumë të lehtë të tradhtojnë në mënyrë që të ndahen nga partneri i tyre paranojak.

Për “fluturat” në stomak

Kjo është një lloj ndjesie që të gjitha e kanë provuar të paktën një herë të vetme në jetë, por sa keq që ajo ndodh për një afat të shkurtër. Me avancimin e marrëdhënies, ose me zyrtarizimin e saj, “fluturat” zhduken progresivisht. Me shfaqjen e “fluturave” të tjera femrat nuk e mendojnë gjatë për të rendur pas tyre dhe pas një dashurie të re, sepse për to dashuria është e rëndësishme!

Vetmisë

Mund të ndihen vetëm edhe kur janë çift veçanërisht nëse dialogu limitohet te: “Ç’kemi?”, “Darka është gati!”, “Ku është vogëlushi?!” etj. Në këto rrethana femrat “vrapojnë” drejt tradhtisë për të hequr të padurueshmen, peshën e vetmisë.

Për të bërë një hap drejt të shkuarës

Ish-ët janë pre veçanërisht tërheqëse e atyre femrave të cilat janë nostalgjike prej kohëve të bukura të së shkuarës. Ndaj ato tradhtojnë me një qëllim të vetëm qoftë edhe për një çast.

Nga gjendja e keqe shëndetësore

Një gjendje e keqe shëndetësore mund t’i bëjë njerëzit më sy hapur për ekzistencën e tyre. Kështu, edhe femrat në këtë rast nuk e vënë në diskutim fare realizimin e të gjitha gjërave që u vijnë në mendje, edhe atë të tradhtisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail