Inxhinierët duan seks të shpejtë, gazetarët dhe policët lidhje pa detyrime!

E kush e dinte se njerëzit me profesion inxhinier, duan seks të shpejtë, apo se mjekët dhe avokatët kanë nevojë për miqësi?! Këto përfundime kanë dalë nga një sondazh i krijuesve të aplikacionit për njohje “Clover”.



Ata kanë bërë një anketë me 33 mijë shfrytëzues të moshës ndërmjet 18-60 vjeç ku kanë bërë pyetje se çfarë presin nga lidhja.

Lidhja pa obligime duan gazetarët, policët, arsimtarët, publicistët, shkencëtarët, ekspertët e marketingut dhe muzikantët.

Nga anketa ka dalë se mjekët dhe avokatët më shumë kanë kërkuar miqësi, ndërsa aktorët dhe inxhinierët e adhurojnë flirtin e shkurtër. Nëse jeni mjek ose inxhinier, është e qartë se juve ju duhet seksi pa obligime dhe jo një lidhje e qëndrueshme.

Anketa ka treguar se në sajë të profesionit ka edhe stereotipe të caktuara në lidhje me dëshirat seksuale.

Ndërsa librarët, psikologët dhe infermieret shpresojnë se do të hyjnë në lidhje të gjata dhe të qëndrueshme, aktorët dhe inxhinierët nuk ëndërrojnë diçka të tilla.

Farmacistët, dizenjuesit dhe programuesit po ashtu kërkojnë dashurinë afatgjatë ndërsa doktorët, avokatët pra ata që kanë kaluar nëpër një proces të gjatë shkollimi, para se të realizoheshin në karrierat e tyre, kërkojnë lidhje miqësie.

Krijuesit e këtij aplikacioni kanë shpjeguar se edhe pse është evidente se në lidhjet tona ndikon profesioni nuk kanë asnjë teori që do të shpjegonte rezultatet e publikuara.

“Sa kohë të lirë kemi, kjo sigurisht luan një rol të madh. Po ashtu, fakti që njerëzit kanë thënë se nuk duan një lidhje serioze, tregon se duan të njohin sa më shumë njerëz dhe kështu i zgjerojnë mundësitë e tyre”, ka thënë themeluesi i “Clover”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail