Sa është i rëndësishëm komunikimi në shtrat?

Sigurohuni që kur është fjala për dredhitë e dhomës së gjumit, të dy të flisni dhe të merreni vesh me të njëjtën gjuhë, sepse kështu do të ndiheni më të kënaqur, këshillojnë ekspertët e seksologjisë.

Frika e femrave për të folur hapur për kënaqësitë seksuale është e pranishme ende në jetën e çifteve. Të gjitha temat e ditës, ju mund t’i trajtoni edhe poshtë çarçafit në dhomën e gjumit, vetëm do t’i sillni pak më romantike. Madje, aty poshtë mund t’i gjeni edhe përgjigjet e pyetjeve tuaja, duke ndryshuar në këtë mënyrë sjelljen tuaj në dhomën e gjumit, por jo vetëm. Mund të bëni edhe më shumë se kaq.

Këto biseda janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e një jete të shëndetshme seksuale dhe ju sigurojnë një marrëdhënie të qëndrueshme. Është një strategji e miratuar nga ekspertë, kështu që merreni në konsideratë! Ajo që duhet të dini saktësisht është si t’i vendosni bazat për biseda intime që do t’ju sjellin më afër me partnerin.

Vini në punë fantazinë

Krijoni skenarë pa fund nga jeta juaj e përditshme, duke vënë në punë fantazinë, derisa të kaloni te dëshirat tuaja seksuale. Përdorni edhe aty fantazinë. Ky ishte qëllimi apo jo?

Shkruani dëshira

Të dy mund t’i shkruani dëshirat dhe të krahasoni shënimet e njëri-tjetrit. Nëse njëri prej jush tregon se është më i apasionuar, ai fiton “lojën” dhe kështu bini në kompromis. Mund të sugjeroni “për të dënuarin” një xhiro deri në katin e poshtëm për të marrë batanijen e hedhur. Ah, duhet të jetë i zhveshur!

Mos anashkaloni bisedat online

Mos prisni derisa diçka të shkojë keq për të përcaktuar se çfarë sjellje nuk do të tolerohet. Mos harroni të mbani në konsideratë teknologjinë! A i dini e-mail-et dhe fjalëkalimet e njëri-tjetrit? Zbulojini dhe flisni edhe me miqtë e përbashkët. Këto biseda e bëjnë partnerin tuaj më të dashur dhe më të vlerësuar.

Flisni me gjuhën e dashurisë

Sipas ekspertëve të seksologjisë, njerëzit japin dhe marrin dashuri romantike në pesë mënyra të ndryshme: me dhurata, kohë, fjalët të ëmbla apo komplimente, përkushtim dhe shërbim ndaj njëri-tjetrit dhe nga kontakti fizik. Çiftet që flasin me gjuhë të ndryshme të dashurisë mund të jenë plotësisht të kënaqur me njëri-tjetrin, për aq kohë sa të dy komunikojnë. Është komunikimi ai që i bën ata të ndihen më të dashur.

Është e rëndësishme të mbani mend se diskutimet për seksin ju afrojnë më shumë pranë njëri-tjetrit. Sipas ekspertëve, në jetën e një çifti është mjaft e rëndësishme që ata të dinë saktësisht preferencat e partnerit. Ndaj kjo është arsyeja pse komunikimi është çelësi i një jete më të mirë seksuale. Flisni, që të kuptoni se shijet tuaja janë gjithmonë duke u përmirësuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail