Përse duhet të masturboni!

Pos që ofron kënaqësi, masturbimi ka edhe efekte të mira për shëndetin.

Gjinekologia, Dr. Lorin Streicher, profesor i asociuar në Universitetin Northwestern dhe autore e disa librave mbi seksin dhe shëndetin, thotë që ka ardhur koha që fakti që femrat masturbojnë më në fund nuk do të jetë temë tabu dhe sqaron se cilat janë përparësitë e masturbimit.



Masturbimi, në fakt ka fituar një reputacion të keq përgjatë historisë, por atyre që ende e mendojnë si diçka të keqe, u bën mirë të mësojnë se përveçse kënaqësisë, ai sjell edhe shumë të mira për shëndetin mendor e fizik.

Dr. Streicher, ka renditur disa arsye të mjaftueshme që gratë dhe vajzat ta flakin tutje tabunë dhe ta marrin më seriozisht masturbimin.

Ndihesh më e lumtur...

"Ne e dimë që kënaqësia i bën njerëzit më të lumtur", thotë Streicher. Kaq e thjeshtë është. Orgazmat çlirojnë endorfina, dopaminën dhe oksitocinën që na sjellin në qejf dhe na ngrenë mbi re. Në vend të parajsës artificiale, zgjidhni kënaqësinë natyrale!

...dhe më mirë me veten

Është thelbësore të ndihesh rehat me trupin tënd: është nja nga gjërat e vetme që e kemi gjithë jetën tonë. "Është absolutisht e rëndësishme që femrat të kenë një njohje të mirë të trupit të tyre dhe të mënyrës për t'i dhënë vetes kënaqësi", thotë doktoresha. Është ora e punës praktike...

Përmirëson jetën tuaj seksuale

Masturbimi, mund t'iu japë siguri në shtrat dhe t'iu ndihmojë të bëni pjesë edhe partnerin të asaj çka ju dëshironi. Kur keni kuptuar çka ju sjell kënaqësi mund t'ia thoni edhe atij se ku doni të përkëdheleni.

...na ndihmon të flemë më mirë

Përse në përgjithësi na merr gjumi menjëherë pasi jemi shkrirë në kënaqësi? Sepse orgazmat eliminojnë tensionet emocionale e fizike dhe lodhin trupin, gjë që ndihmon për të fjetur shpejt. "Shpesh flihet më mirë pasi je masturbuar sepse ndihesh më i ç’tendosur dhe i plotësuar", thotë Dr Streicher. Masturbimi provokon dremitje njësoj si leximi para gjumit!

. ...të çlirojë tensionin seksual duke bërë mirë

Nëse ke zgjedhur të mos bësh dashuri ose gjendesh në një periudhë abstinence të pavullnetshme, masturbimi është një mjet mjaft efikas për të kënaqur libidon tënde.

Ul nivelet e stresit

”Çdo gjë që ju bën të ndjeheni më të relaksuar, qoftë ajo joga, apo një masazh këmbësh, funksionon njëlloj, ” thotë Streicher, ” nuk është e thënë pa tjetër të jetë diçka seksuale, por është e sigurt se seksi dhe vetë stimulimi, janë mënyra shumë të mira për të larguar stresin.”

Masturbimi lehtëson dhimbjet e trupit dhe ato menstruale

Megjithëse studimet ende nuk janë bindëse për ndikimin e njëjtë në të gjithë njerëzit, dr. Streicher thotë se nuk ka asnjë arsye që masturbimi të mos merret në konsideratë dhe si një mënyrë për të qetësuar dhimbje të ndryshme trupore, përfshirë ato menstruale, duke qenë se ndihmon në çlirimin më të shpejtë të gjakut menstrual. E pse të pish ilaçe?

Bën që trupi ynë të jetë seksual... edhe kur nuk kemi raporte

"Nëse jeni pa partner, masturbimi bën të mundur jo vetëm të ruani elasticitetin dhe të rrisni presionin e gjakut, por gjithashtu të keni një higjienë të mirë mendore", thotë Streicher. E dimë që seksi dhe eksitimi nisin në tru. Sa më shumë bëjmë dashuri aq më shumë duam të bëjmë sepse mendojmë vazhdimisht për këtë. Kur nuk kemi raporte prej një kohe të gjatë, në të shumtën e rasteve, as që mendojmë fare për seksin".

Ka mjaft lodra për të na e shtuar kënaqësinë

Nga vibratorët vetëmasazhues e deri tek buzëkuqtë intimë, ka mjaft lodra për ta kompletuar kënaqësinë.

Kur je në çift, është një mënyrë e këndshme për të mbajtur lart dëshirën

Siç thotë Streicher, sa më shumë bëjmë dashuri aq më shumë na bëhet. Dhe logjikisht, sa më shumë masturbohemi dhe sa më shumë ndihemi rehat me seksualitetin tonë, aq më shumë do të dëshirojmë partnerin.

Jep orgazma të shumëfishta

Të kuptosh mënyrën se si funksionon trupi yt lejon të dish me saktësi si t'i japësh kënaqësi. Një herë, dy, tre... Gjithçka varet nga oreksi ynë. Orgazma është në përgjithësi përfundimi për meshkujt, por femrat mund ta shijojnë disa herë me radhë. Atëherë pse ta privosh veten?

Nuk ka efekte negative

Masturbimi nuk ka absolutisht asnjë efekt negativ. Ky aktivitet nuk paraqet asnjë problem: nuk marrim sëmundje, nuk mbetemi shtatzënë, nuk kemi të përziera. Është i vetmi ves që nuk shoqërohet nga asnjë pasojë negative.

Thjesht, është i ëmbël

Nuk ke çfarë të shtosh tjetër. Lini vend në hapësirën tuaj kohore për ca seanca të vogla intime!



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail