A ka vërtet seks në martesë?

Është ky një mit i vjetër sa edhe vetë koha; kur filloni të lundroni në ujërat bashkëshortore, seksi pushon. Të gjithë këtë e kemi dëgjuar, mirëpo sa është kjo e vërtetë?

Parandjenjat tuaja të errëta janë treguar si të sakta! – transmeton Telegrafi. Studimet e reja në të cilat kanë marrë pjesë 16.000 persona nga mosha 18 deri në 60 vjeç, kanë treguar që martesa pa seks nuk është mit, por realitet.

Pothuajse një e pesta e partnerëve bashkëshortor në muajin e fundit nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale, ndërkaq 6 për qind e tyre nuk kanë pasur marrëdhënie më shumë se një vit.

Kur flasim për mesataren, çiftet kryesisht kanë seks 1,2 herë në javë, ndërkaq martesat pa seks në njëzet vjetët e fundit madje edhe janë katërfishuar.

Mendoj që problemi qëndron në atë që sot thjesht më shumë flasim dhe dëgjojmë për atë, e më pak veprojmë – thotë Denise A. Donelly, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Gjeorgjisë.

Në kohët e kaluara, transmeton Telegrafi, para zbulimit të mjeteve kontraceptive, martesa pa seks ka qenë mënyrë që të pengohen shtatzënitë e padëshiruara. Gjithashtu, çiftet e pafat shpesh kanë qëndruar bashkë për shkak të rrethanave shoqërore apo për shkak të fëmijëve.

Sot ato rrethanat kanë ndryshuar, mirëpo seks kurrë më pak nuk ka pasur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail