Tri mënyra që të bëheni më të mirë në jetën bashkëshortore dhe në seks!

Tim Pike, këshilltar bashkëshortor, ka vendosur që në vitin 2015 të bëhet dashnor më i mirë, partner më i mirë dhe bashkëshort më i mirë. Ai di që me respektim aktiv, me marrje të përgjegjësive dhe me sinqeritet do t’ia arrijë këtij qëllimi.

Këto janë tri mënyra të tij që të bëhet partner më i mirë këtë vit – transmeton Telegrafi.

1. Mirëkuptimi është paraloja më e mirë

Unë e dua bashkëshorten time tashmë 30 vjet. Ajo ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime, njësoj sikur edhe fëmijët tanë, por edhe sikur qeni ynë. Nga ajo kam pritur që çdo ditë të më presë kur kthehem nga puna. Dhe më ka pritur. Ndërsa unë jam kënaqur bashkë me të. Kam raporte të harmonishme me të dhe më bën të kënaqem. Atëherë i them se sa e vlerësoj. I jap ndonjë kompliment origjinal dhe i tregoj se si ndihem kur jam pranë saj.

2. Marrja e obligimeve

Bashkëshortja ime është femër e aftë dhe e fortë – ka rritur tre fëmijë, ndërsa unë kam qenë i preokupuar me karrierën. Mirëpo akoma dëshiron që unë të jam udhëheqësi, qoftë kur është fjala për gatimin e darkës apo për planifikimin e pushimeve. Njëra nga gjërat të cilat më së shumti e kënaqin është kur i them “Unë atë gjë e kam rregulluar”. Kjo do të thotë marrje e obligimeve.

3. E vërteta do t’ju kënaqë

Sekreti e mbyt besimin. Nëse me dikë ndani shtratin, patjetër duhet t’i besoni. Kur është fjala te intimiteti më e rëndësishme është që të dini se çka mendon pjesa tjetër. Vetëm që kurrë nuk duhet të jeni tepër të ashpër me të vërtetën, as që ta shfaqni sikur ajo të jetë e keqja e domosdoshme. Mos mbani asgjë brenda vetes – partneri juaj është aty dhe, veç të tjerash, keni me kë të ndani të mirën dhe të keqen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail