Për seks të zjartë, largoni nga dhoma Televizorin, por jo vetëm...

Nëse e dëshironi sërish afshin në shtrat, ju propozojmë që menjëherë t’i hiqni nga dhoma, rezultati do të jetë pothuajse i menjëhershëm.

Televizori

Sa më të çlodhur që të jeni, do të keni libido më të fuqishme, ndërkaq TV-ja vetëm do t’jua largojë gjumin. Por edhe nga disa gjëra të tjera - transmeton Telegrafi. Në vend të serisë së preferuar apo të filmit të orëve të vonshme të natës, më mirë është që të merrni ndonjë libër apo edhe më mirë të filloni paralojën me partnerin.

iPad, iPhone, laptopi...

Kohë më parë hulumtimi ka treguar që nëse njëri partner më shumë se tjetri përdor teknologjinë, vetëm sa do të krijojë pakënaqësi te pala tjetër, e cila do të ndihet e lënë pas dore. Pra, emocionet e tilla me siguri nuk do të zgjojnë epshin.

Krevati i vjetër dhe i butë

Nëse keni vendosur të blini krevat të ri, përpiquni që dysheku të jetë i fortë dhe pa skaje të ashpra. Dhe bashkë me dyshekun do të jenë idealë edhe jastëkët e fortë, të cilët do t’ju ndihmojnë që të mbështetni trupin me rastin e aktiviteteve të caktuara seksuale.

Pizhamet dhe fanellat e vjetra të gjumit

Natyrisht se nuk do të shkoni të flini me grim të përsosur dhe me çorape rrjete dhe me këpucë me taka të larta (edhe pse ndonjëherë do të ishte mirë), mirëpo me siguri mund të bëni ndonjë kompromis të vogël për të mirën tuaj. Dhe tani kur jeni përgatitur mirë, fillojani “punës”!



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail