Femrat e duan seksin për një natë...

Seksi për femra akoma është temë tabu, mirëpo po të mos ishte kështu, ato do t’i qaseshin njësoj siç kanë bërë meshkujt me vite të tëra. Ky studim zbulon që femrat e duan seksi pa obligime dhe seksin për një natë...

E vërteta e fshehur

Studimet e mëparshme kanë treguar që kur është fjala për seksin e përkohshëm, meshkujt më me dëshirë do të fillonin aventurën seksuale “për një natë”, ndërkaq femrat nuk do ta bënin një gjë të tillë. Mirëpo, studimi më i ri të gjitha këto konstatime i hedh në ujë, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, ekipi hulumtues nga Gjermania ka ardhur në përfundim që, po qe se femrat nuk do t’i ekspozoheshin linçit të shoqërisë dhe kontestimit social nga dëshira për seks vetëm për një natë me një person krejtësisht të panjohur,ato do ta bënin njësoj sikur edhe meshkujt.

Për të arritur tek ky konstatim, hulumtuesit e studimit kanë intervistuar 60 persona të cilët u janë përgjigjur vullnetarisht pyetjeve. Ata kanë shfaqur qëndrim eksplicit pohues kur është fjala për marrëdhënien seksuale me personin krejtësisht të panjohur.

Edhe pse ekzistojnë paragjykime që femrat nuk janë të interesuara për seks pa obligim, kjo nuk është e vërtetë. Në të vërtetë, faktorët kulturologjikë në këtë tregim kanë rolin vendimtarë, mirëpo po qe se femrës i ofrohet seks nga dikush të cilin e konsideron tërheqës, ajo do ta pranonte këtë ofertë.

Përqindja e interesimit ndaj seksit pa obligime apo ndaj seksit për një natë është plotësisht e njëjtë edhe për meshkujt, edhe për femrat, mirëpo çështja është që femrat kujdesen më shumë për shkak se miti moral nuk ua lejon qasjen më të lirë ndaj seksit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail