Njihuni me gratë që vuajnë mungesën e seksit në martesë!

Mungesa e seksit në martesë duket se është një episod që përjetohet më keq nga gratë sesa nga burrat, sidomos kur ata që e refuzojnë raportin intim janë këta të fundit.

Nëse ju kërkoni Heather, ajo do t’ju thotë se në përgjithësi ka një martesë të mirë. Ajo dhe burri i saj i kanë 10 vite së bashku. Por tani ata thjesht nuk bëjnë seks, ose më mirë nuk kanë bërë seks për gati një vit.

Heather, 32 -vejçe, pohon për Huffington Post se kur ajo dhe burri i saj u takuan 15 vjet më parë, ata bënin seks çdo kohë që ata mundeshin.

Por pas dy vjetësh martesë, jeta e tyre seksuale filloi të tkurrej, nga shumë herë në javë, në një herë në disa muaj deri në një herë në vit dhe iniciatore tashmë është vetëm Heather.

Ajo nuk është e lumtur me këtë gjë, por burri i saj nuk është i interesuar për seks dhe nuk dëshiron të flasë sesi mund ta përmirësojnë këtë gjë që ajo e sheh si një problem të madh.

“Kam marrë një shumëllojshmëri përgjigjesh”, thotë Heather. “Ai nuk është në humor, ai është i lodhur, ai ka një dhimbje stomaku.”

Ajo dyshon se burri i saj ka nivel të ulët testosteronesh, por ai ka refuzuar të vizitohet tek një doktor.

Kur ajo flet për mungesën e seksit në raportin e tyre, burri i saj ose mbyllet ose merr pozicion mbrojtës.

Ajo i qahet atij se kështu ajo ndihet e shëmtuar dhe se ata janë kthyer në shokë dhome. Por Heather nuk ka marrë asnjë mbështetje në përpjekjet e saj ndaj ajo ndaloi së qari dhe duke u përpjekur, thjesht është lodhur duke u refuzuar.

Gratë ndoshta nuk mund të varen nga burrat për të qenë nxitëset seksuale në marrëdhënie, por kjo nuk do të thotë se ato janë imune në refuzimin e seksit, sidomos me normat tradicionale gjinore ende me ndikim. Stereotipi i burrit të nxehtë që përballet me një grua “jo në humor për atë punë” ka qenë i vështirë për tu zhdukur.

Sigurisht, këto histori si ajo e Heather pasqyrojnë vetëm gjysmën e dinamikës së komplikuar. Burrat ndjehen të poshtëruar kur ata nuk mund të kryejnë seks, edhe nëse kjo është një pengesë psikologjike apo çështje fiziologjike. Shkaqet e zakonshme fiziologjike që çojnë në rënien e dëshirës seksuale të burrave përfshijnë mosfunksionim të ereksionit, përdorimi i medikamenteve (si ilaçet kundër depresionit) dhe testosteroni i ulët). Në fund, psikologjikisht interesi i ulët për seks mund të jetë i lidhur me depresionin, stresin, ankthin ose probleme brenda marrëdhënies në çift.

Dr. Irwin Goldstein, drejtor i Programit të Mjekësisë Seksuale në Alvarado Hospital në San Diego sqaron për Huffington Post se shumë nga pacientët e tij janë goxha apatik për rënien e tyre personale në seks, por ata kërkojnë trajtim për hir të partnereve të tyre, të cilat mund të ndihen të padashur apo të injoruara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail