"Koha Ditore": Liderët e grupit të armatosur nga Kumanova kanë planifikuar sulm ndaj burgut në Gërdofc të Podujevës

Prishtinë, 26 maj 2015 (MIA) - Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj, si drejtues të një grupi prej 44 personash, kishin planifikuar të sulmonin Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Plani ishte të liroheshin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë. Të burgosurit - B.K. e B.B. - janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshirë dhe vrasje. Kështu thuhet në dokumente të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe të Policisë së Kosovës, të siguruara nga gazeta.

Detajet e këtij komploti të cilësuar si “sulm kundër rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës” dhe “mundësim i arratisjes së personave të dënuar” janë zbuluar gjatë vëzhgimit dhe përgjimit që u kishin bërë Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës, për shkak të dyshimeve se takoheshin me të dyshuar për lidhje me islamikë radikalë. Hetimet kishin nisur në vitin 2013.

E, gjatë kësaj kohe është zbuluar se po planifikoheshin incidente të armatosura në Maqedoni. Plani nuk ishte që të shkaktonin viktima, por incidente të ngjashme me atë në Gushincë të Kumanovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail