Sot do të shpallet plani për zhvendosje të refugjatëve nga Italia dhe Greqia

Athinë, 27 maj 2015 (MIA) - Greqia me padurim i pret lajmet nga Brukseli, ku eurokomisari  për migrim Dimitris Avramopulos   sot duhet ta shpallë planin për zhvendosje të rreth 40 mijë refugjatëve nga Italia dhe Greqia.

Avramopulos dje në Athinë u takua me përfaqësuesit e Qeverisë greke me të cilët ka diskutuar për planin e Komisionit Evropian për ballafaqim me migrimin ilegal, por nuk zbuloi detaje për skemën e zhvendosjes. Supozohet se 24 mijë refugjatë nga Italia dhe 16 mijë nga Greqia do të zhvendosen në korrnizat e BE-së. Eurokomisari i ka bindur autoritetet greke se financimi i agjencisë kufitare Fronteks do të rritet për tre herë dhe se zyra e saj rajonale në Pirea nuk do të zhvendoset në Itali.

"Autoritetet relevante të Komisionit Evropian dhe unë jemi të gatshëm t'i ndihmojmë Greqisë t'i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura. Evropa është në anën e Greqisë dhe përkrahja do të jetë urgjente dhe efikase", deklaroi Avramopulos.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun, i cili sot do të qëndrojë në Bruksel, i bëri thirrje BE-së të bëjë diçka më tepër.

"U bëj thirrje liderëve evropianë ta zgjidhin këtë çështje në mënyrë gjithpërfshirëse dhe në mënyrë kolektive", tha ai gjatë vizitës së djeshme në Dublin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail