Konferencë „Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”

Prishtinë, 5 qershor 2015 (MIA) - Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, është tema e Konferencës Shkencore që mbahet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, organizuar nga Instituti i Historisë - Prishtinë, Instituti i Historisë - Tiranë dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, njoftojnë mediat kosovare.

Kjo konferencë ka për qëllim të ndriçojë veprën atdhetare të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtareve të tij me rastin e 99 - vjetorit të vdekjes e rivarrimit të eshtrave të këtij heroi të kombit. Gjithashtu, organizimi i një konference të tillë ka synim për ta ndriçuar, si Isa Boletinin dhe veprën e tij, po ashtu edhe një plejadë të tërë luftëtarësh e trimash që u sakrifikuan për çështjen kombëtare.

Në Konferencën që organizohet nën patronazhin e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të marrin pjesë një numër i madh shkencëtarësh, historianë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët studimet e veta mbi figurën e madhe kombëtare do t’i paraqesin në dy seancat e parapara.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli dhe ambasadori shqiptar në Prishtinë Qemal Minxhozi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail