Isa Boletini varroset në oborrin e kullës së tij

Mitrovicë, 10 qershor 2015 (MIA) – Arkivoli me eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletini, dhe bashkëluftëtarëve të tij, mbërriti pak para mesditës në stadiumin e qytetit të Mitrovicës, ku u zhvillua ceremonia kryesore e homazheve në nder të tyre.

Të pranishëm ishin figura të larta politike të shtetit të Kosovës dhe nga Shqipëria, teksa mësohet se të parët që kanë mbërritur kanë qenë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa.

Pas përfundimit të pjesës së parë të ceremonisë zyrtare të rivarrosjes së eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini, atë të homazheve të stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, arkivoli me eshtrat e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij u nisën menjëherë për në Kullën e Boletinëve, në fshatin me të njëjtin emër të pjesës veriore të qytetit, ku do të zhvillohet një tjetër ceremoni, për t'u zhvendosur më pas në varrezat e fshatit, ku do të prehen përfundimisht.

Të pranishëm për të ndjekur ceremoninë dhe për të bërë nderimet e fundit eshtrave të Isa Boletinit, kanë qenë drejtues lokalë, deputetë nga radhë të ndryshme të Kuvendit të Kosovës, si dhe kreu i tij, Kadri Veseli. Kjo ceremoni ka më tepër karakter simbolik, pasi pjesa më e rëndësishme kaloi në stadiumin e qytetit, ku mbajtën fjalime disa prej zyrtarëve më të lartë, përfshi edhe presidentin shqiptar Bujar Nishani dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Më herët në Mitrovicë është mbajtur një seancë e Kuvendit Komunal në nderim të figurës së heroit kombëtar, Isa Boletini, me rastin e rivarrimit të eshtrave të tij në fshatin e lindjes, Boletin. Përveç këshilltarëve, në këtë seancë mori pjesë, madje mbajti fjalim, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e po ashtu edhe personalitete të shumta të jetës politike dhe publike të nivelit qendror dhe lokal, pasardhës të heroit Isa Boletini dhe të ftuar të tjerë.

Në ceremoninë kryesore ka pasur një prani tejet të madhe të qytetarëve të pranishëm, të cilët shoqëronin eshtrat dhe nderimet ndaj Isa Boletinit edhe me thirrjet “Shqipëri Etnike”, ndërkohë që transferimi i eshtrave drejt Veriut të Mitrovicës është bërë pa praninë e qytetarëve, pasi ajo pjesë e qytetit kontrollohet ende nga forcat e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail