Turqia mohon se luftëtarë të SHI-së kanë hyrë në Siri nga territori turk

Ankara, 25 qershor 2015 (MIA) - Turqia sot i mohoi pretendimet se xhihadistët nga Shteti Islamik në qytetin sirian Kobane kanë hyrë përmes kufirit turk.

Në këtë sulm vetëvrasës (shpërthimi i auto bombe) pesë persona humbën jetën, kumtoi Rami Abdel Rahman, drejtor i Qendrës siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Sipas disa raporteve, katër automjete të pjesëtarëve të SHI-së kanë kaluar pikën kufitare me Turqinë, Mursitpinar, dhe janë drejtuar më tej drejt qytetit Kobane, gjë që Turqia mohon ashpër, transmetojnë mediumet franceze.

"Të dhënat që ne kemi tregojnë se anëtarët e SHI janë futur në Kobane nga vendi sirian Jarablusa," kumtoi zyra e guvernatorit të rajonit kufitar turk Sanliurfa.

Një përfaqësues zyrtar anonim turk për mediumet franceze deklaroi: "Ne kemi dëshmi konrekte se nuk kanë ardhur nga ana turke", dhe shtoi se së shpejti do të dëshmojnë edhe fotografit që e vërtetojnë atë.

Qendra për monitorim e të drejtave të njeriut kumtoi se luftëtarët e Shtetit Islamik sot në një fshat në jug të Kobane kanë ekzekutuar së paku 20 sirianë kurdë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail