Erdogan me kritika për shkak të pohimit se masakra në Kobane është kryer me përkrahje të Turqisë ndaj SHI-së

Ankara, 26 qershor 2015 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ashpër e ka kritikuar Partinë Demokratike Prokurde të Popujve (PDP), e cila kumtoi se masakra në qytetin sirian Kobane është kryer si pasojë e përkrahjes së Qeverisë turke për grupin Shteti Islamik.

Erdogan theksoi se askush nuk ka të drejtë ta vlerësojë Turqinë si shtet, i cili e përkrah terrorizmin.

"Shikojmë se qarqe të afërta me organizatat separatiste Partia Punëtore Kurde (PPK), këtu mendoj në personat e formacionit politik Partia Demokratike e Popujve, kryejnë fushatë të shpifjeve dhe propagandës së zezë pas sulmit në Kobane", deklaroi mbrëmë presidenti turk.

Ai e akuzoi PDP-në se është "instrument i regjimit të Bashar al Asad dhe disa grupeve të huaja, të cilat janë armiq të Turqisë.

Erdogan i bën thirrje partisë të jetë autokritike dhe të jetë fuqishëm e përkushtuar në Turqi, përderisa dëshiron të mbetet pjesë e shtetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail