Cipras nuk pranon ultimatume dhe shantaze

Bruksel, 26 qershor 2015 (MIA) - Kryeministri grek Aleksis Cipras sot në Bruksel deklaroi se refuzon "ultimatume dhe shantazhe" në Bashkimin Evropian.

Deklarata e tij erdhi pas presionit nga kreditorët për të pranuar një marrëveshje për të shmangur falimentimin e Greqisë.

"Parimet evropiane nuk janë të bazuara në ultimatume dhe shantazhe. Sidomos në këto orë shumë të rëndësishme askush nuk ka të drejtë për të vendosur këto parime në rrezik", tha Cipras.

Më parë, kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Cipras të pranojë ofertën bujare nga kreditorët duke theksuar se tani ishte radha e Athinës për të bërë një lëvizje.

Në dokumentet nga negociatat theksohet se kreditiori evropiane i ofrojnë Greqisë 12miliardë euro ndihmë deri në fund të nëntorit, me kusht që Athina të pajtohet për një sërë reformash dhe masave buxhetore.

Kreditorët evropian propozojnë vazhdimin e negociatave për programin për të shpëtuar nga falimentimi për pesë muaj dhe janë të gatshëm të ndajë edhe 12 miliardë euro Greqisë, e cila do të marrë edhe 3.5 miliardë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kreditorët janë të gatshëm për të dhënë Athinës 1.8 miliardë euro menjëherë pasi Parlamenti grek ta verifikojë marrëveshjen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail