Presidenti grek e nënshkoi dekretin pë referendumin për ndihmë

Athinë, 29 qershor 2015 (MIA) - Presidenti grek Prokopos Pavlopulos e nënshkroi sot dekretin pë mbajtjen e referendumit në Greqi më 5 korrik, në të cilin grekët duhet të deklarohen nëse dëshirojnë vazhdim të programit për ndihmë të vendit, në këmbim të zbatimit të reformave dhe masave për kursim, lajmëroi TASS.

Vendimi për thirrjen e referendumit e solli kryeminsitri grek Aleksis Cipras në natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, me qëllim që, siç tha, t'u mundësojë grekëve ta paraqesin qëndrimin e tyre rreth planit të propozuar nga ana e kreditorëve për ndihmë Greqisë.

"Këto regulla, të cialt dukshëm i shkelin normat evropiane dhe të drejtat thmelore të punës, barazisë dhe dinjitetit, tregojnë se qëllimi i disa partnerëve tanë dhe institucioneve nuk ishte arritja e marrëveshjes së pranueshme për të gjithë, por ndoshta poshtërimi i një populli të tërë", deklaroi Cipras.

Sipas tij, Qeveria është e detyruar që ndaj një "ultimatumi të këtillë të përgjigjet me vullnetin sovran të popullit".

Ndërkohë, ish-kryeminsitri grek dhe lider i partisë opozitare Demokracia e Re, Andonis Samaras i bëi thirrje Ciprasit që ta anulojë referendumin dhe të përpiqet të formojë qeveri të unitetit nacional.

"Vendi ynë duhet të mbetet në Evropë dhe në eurozonë. Zotëri Cipras duhet të vazhdojë të negociojë", deklaroi Samaras.

Sipas tij, nëse Cipras nuk mundet vetë të arrijë marrëveshje me kreditoët, atëherë dihet të përpiqet të sigurojë konsensus të gjerë nacional, përmes formimit të qeverisë së unitetit nacional. 

Kreditorët i ndërprenë negociatat me Greqinë, pasi që Cipras e caktoi referendumin për datën 5 korrik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail