Patrulla serbo-hungareze në kufirin mids Serbisë dhe Maqedonisë

Beograd, 29 qershor 2015 (MIA) - Në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë prej sot filluan patrullat e përbashkëta policore të pjesëtarëve policorë të Serbisë dhe Hungarisë, deklaroi ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq. 

Siç njoftoi Tanjugu, gjatë vizitës së bazës së Njësisë polumbare të zhandërmarisë në Beograd, Stefanoviq theksoi se dhjetë policë hungarezë marrin pjesë në katër patrulla të pajisura me kamera termovizive, të cilat patrullojnë në kufirin Maqedoni-Serbi me qëllim që të pengohet kalimi ilegal i imigrantëve. 

"Punojmë në uljen e kalimeve ilegale dhe së shpejti do të fillojmë bashkëpunimin edhe me policinë gjermane dhe austriake", tha Stefanoviq, duke saktësuar se në Serbi në periudhën e ardhshme do të arrijnë 20 policë gjermanë dhe austriakë të pajisur me pajisje termovizive.

Ai shtoi se për problemin me imigrantët ilegalë serbë autoritetet biseduan edhe me policinë bullgare.

"Do të kemi seri të takimeve që të dakordohemi për patrullë të përbashkët për mbrojte më efektive të kufirit, po edhe sigurimin e të drejtave kryesore të njeriut për imigrantët", rekomndoi ministri serb.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail