Engel sot fillon vizitën në Kosovë

Prishtinë, 30 qershor 2015 (MIA) - Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, prej sot e deri më 5 korrik do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, ai do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve zyrtare.

Engel sot do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa nesër, pritet të takohet me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Pastaj kongresmeni Eliot Engel do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic, raporton KP.

Engel në ditët në vazhdim do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, me kryeministrin Isa Mustafa, ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysenin dhe me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail