"To Vima": Sot do të shpallet falimentimi i Greqisë

Athinë, 30 qershor 2015 (MIA) - Rrethanat financiare në Greqi do të keqësohen dhe deri te referendumi do të ketë ende më shumë befasi të këqija. Pozita e vendit shumë shpejtë po keqësohet, shkruan gazeta "To Vima".

Pas mbylljes së bankave dhe imponimit të kontrolleve të kapitalit, sot edhe zyrtarisht do të shpallet falimentimi, thekson gazeta.

Qeveria greke nuk ka mjete ta paguajë borxhin ndaj Fondit monetar ndërkombëtar, që do të thotë se nuk mund t'i plotësojë obligimet e saj. Pa marrë parasysh të asaj nëse borxhet janë shpallur të vonuara, procedurat për tranzicion të vendit në gjendje të falimentimit do të inicohen automatikisht", informon "To Vima".

Sipas disa burimeve të cilave i referohet gazeta, ashtu siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Athina, Banka qendrore evropiane do të veprojë pa pezullim, duke e trajtuar dobësinë greke si shenjë të falimentimit dhe në mënyrë drastike do ta zvogëlojë vlerën e garancioneve të ofruara nga ana e bankave greke për nevojat e rifinancimit.

"Në tërësi bankat tona do të kenë obsione të kufizuara për financim, do të konsiderohet se ato nuk e kanë kapitalin e nevojshëm dhe do të bien për disa ditë", shkruan "To Vima".

Gazeta shton se bankat nuk do të jenë në gjendje t'i mbulojnë 60-të eurot të cilat grekët në ditë mund t'i tërheqin nga llogaritë e tyre.

Ministria e Financave pranoi se pensionistëve nuk mund t'u paguajë 240 euro në javë, dhe këtë pagesë e kufizoi në 120 euro. Askush nuk beson se bankat mund të kthehen në funksionimin normal pa pasoja të mëdha për to dhe klientët e tyre.

"Me fjalë tjera, zhvillimi i ngjarjeve është dramatik për ekonominë greke nga momenti kur dështuan bisedat dhe ishte paralajmëruar referendum, pa u bërë kurrfarë përgatitje nga kuptimi thelbësor. Dhe gjithë kjo vetëm në tre ditë, do të ketë shumë më shumë deri te referendumi. Do të jemi dëshmitarë edhe për shumë punë tjera deri të dielën", nënvizon "To Vima".

Për fat të keq, ata të cilët janë përgjegjës - edhe krahas asaj se janë paralajmëruar kohë të gjatë para se t'i ndërmarin detyrat e tyre, nuk e kuptojnë, madje as tani, pikën kritike të rrethanave dhe nuk e kuptojnë shkallën e katastrofës së ardhshme kombëtare, komenton gazeta.

"E pahijshme është që kryeministri duket i relaksuar, qetë deklaron se një ditë pas referendumit gjithçka do të jetë normal dhe se ai do të jetë në pozitë të arrijë marrëveshje me partnerët tanë në disa orë!", përfundon "To Vima".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail