Greqia përgatit propozim të ri, Cipras nën presion të kthehet në tryezën negociuese

Athinë, 30 qershor 2015 (MIA) - Qeveria greke kinse përgatit propozim marrëveshje të re gjithëpërfshirëse, që së shpejti do ta dorëzojë  në shqyrtim deri te partnerët e saj, me qëllim që sonte të mbahet mbledhje e Eurogrupit.

Këtë sot e bëri të ditur televizioni "Mega" duke i'u referuar burimeve të saj, duke shtuar se propozimi i fundit  i parashtruar nga ana e kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, është pikë fillestare,  ndërsa me kryeministrin Aleksis Cipras pritet iniciativa.

Burime në Komisionin Evropian për televizionin kanë deklaruar se pas propozimit i cili ishte parashtruar mbrëmë, janë hapur të gjitha kanalet për komunikim me Athinën dhe bëhen përpjekje që Qeveria greke të përgatitë propozim të ri.

Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, Cipras edhe sot në telefon ka kontaktuar me Junker, me kryetarin e BQE-së Mario Dragi dhe me kryetarin e Parlamentit evropian Martin Shulc.

Ndërkohë për shkak të citimeve se zyra greke për kontabilitet bën përgatitje për kalim drejt dhrahmit, kryeministri grek përballet me presion të rritur nga anëtarët e Partisë dhe Qeverisë ta pranojë propozimi e fundit  të parashtruar nga ana e kreditorëve, shkruajnë mediat greke.

Nënkryetari i Qeverisë Janis Dragasakis, i cili vepron si "urë" mes institucioneve evropiane dhe Greqisë, kërkoi nga kryeministri kthim në tryezën negociuese në afatin e mundshëm më të shkurtër me qëllim që vendi të mbahet gjallë. Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Spiros Sagias kinse përgatitet  të parashtrojë dorëheqje nga funksioni, veçanërisht nëse kryeministri nuk e rishqyrton qëndrimin e tij.

Nëse Cipras  vendos t'i injorojë thirrjet për kthim në negociata, ka shumë mundësi që disa përfaqësues qeveritarë të distancohen nga politika zyrtare e Athinës, dhe me siguri do të vijojnë shumë dorëheqje.

Ndërkohë ministri shtetëror, Nikos Papas në Parlament deklaroi se referendumi do të zbatohet sipas planifikimeve dhe paralajmëroi se kryeministri nuk do ta ndryshojë qëndrimin e tij.

Ministri i Financave, Janis Varufakis, duke përsëritur se Greqia nuk do ta paguajë borxhin ndaj FMN-së, ka komentuar se të gjitha propozimet për marrëveshje janë variante të propozimit të parashtruar deri te autoritetet greke më 25 qershor.

Ai theksoi se edhe pse Greqia nuk do të refuzojë asgjë, nevojitet zgjidhje e përmbajtur dhe propozim i besueshëm. Varufakis theksoi se nëse nuk ka dispozita me të cilat borxhi grek do të bëhet i përballueshëm, asgjë nuk ka kurrfarë kuptimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail