FMN konfirmoi se Greqia nuk e ka paguar këstin nga borxhi

Uashington, 1 korrik 2015 (MIA) - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) konfirmoi se Greqia nuk ia ka paguar këstin me vlerë prej 1,5 miliardë euro që i detyrohet dhe u bë ekonomia e parë e zhvilluar me një borxh të mbetur ndaj këtij institucioni.

Kësti i papaguar, më i madhi në historinë e Fondit, do të thotë falimentim ndaj FMN-së.

Zëdhënësi i Fondit, Geri Rajs deklaroi se Greqia prej tani do të mund të merr kredi nga Fondi vetëm pasi t'i pastrojë obligimet  e veta.

Pasi që mbrëmë në mesnate skadoi programi për shpëtimin e Greqisë, vendi nuk ka më qasje deri te paratë e fondeve dhe nuk mund t'i paguajë borxhet e saj ndaj FMN-së.

Greqia këtë vit në arkën e FMN-së duhet të paguajë shumë prej 5,4 miliardë euro, nga borxhi i përgjithshëm prej rreth 21 miliardë eurove. Kësti i ardhshëm prej 284 milionë eurove duhet t[ paguhet më 1 gusht.

Zëvendëskryeministri grek Janis Dragasakis mbrëmë vonë deklaroi se Athina i ka kërkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar shtyrjen e pagesës së borxhit deri në nëntor të këtij viti. Rajs përsëriti se Greqia në minutën e fundit ka kërkuar shtyrjen e pagesës dhe shtoi se FMN-ja ka filluar ta shqyrtojë këtë kërkesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail