Pensionistët në Greqi prej sot do të mund të tërheqin një pjesë të pensioneve

Athinë, 1 korrik 2015 (MIA) - Pensionistët në Greqi formuan radha të gjata të pritjes para rreth njëmijë filialeve bankare nëpër tërë vendin, prej ku ata pa kartela do të mund të marrin 120 euro nga pensionet e tyre, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

"Alfa banka", "Eurobank" dhe "Banka kombëtare e Greqisë" mbrëmë kumtuan se klientët do t'i shërbejnë sipas renditjes së shkronjave, përderisa "Banka e Pireut" informon se klientët do të servisohen sipas rendit të pritjes.

Ministria greke e Financave publikoi një listë të filialeve të cilat prej sot deri të premten do të jenë të hapura për pensionistët. Përveç tërheqjes së 120 eurove, pensionistët do të mund të marrin edhe kartela bankare që të mund të nxjerrin para edhe nga bankomatet.

Ministria gjithashtu kërkoi prani të madhe të njësive policore rreth bankave të hapura, gjë që u miratua menjëherë.

Ndërkohë, janë gjithnjë e më të shpeshta sulmet e njerëzve të cilët arritën të tërheqin para nga bankomatet. Në Selanik dje është sulmuar një grua të cilës dy burra ia kishin vjedhur çantën pasi ishte larguar nga bankomati. Në të ajo kishte pasur 1.250 euro. Policia i ka kapur autorët të cilët ishin grek të moshës 29 dhe 30 vjeçarë.

Për shkak të incidenteve të tilla, është rritur numri i njësive mobile policore me motor nëpër tërë vendin, me qëllim të mbrojtjes së njerëzve të cilët nxjerrin para nga bankomatet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail