KE: Çështja për referendumin në Greqi e pakuptimtë

Bruksel, 1 korrik 2015 (MIA) - Komisioni Evropian sot e shpalli çështjen për referendumin e ardhshëm në Greqi si të pakuptimtë, pasi që me të kërkohet vlerësimi i programit për shpëtim, i cili skadoi në mesnatë.

Akoma dëshirojmë të arrijmë marrëveshje dhe t'i ndihmojmë Greqisë, dera e negociatave për program të ri mbetet e hapur, deklaroi zëvendëskryetari i KE-së, Vlladis Dombrvski.

Sipas tij shtetet e eurozonës duhet të vlerësojnë nëse të udhëheqin negociata për programin e ri për shpëtim, duke theksuar se eurozona duhet të mos bëjë asgjë, para se të shpjegohet vendimi nëse do të ketë program të ri.

Situata financiare në Greqi sot është shumë më e keqe se para një jave. Dombrovskis vlerëson se kjo është bazë më e ndërlikuar për fillimin e negociatave për program të ri, duke theksuar se dëmet tani janë më të mëdha dhe kërkojnë angazhime më të mëdha për vendosjen e baraspeshës.

Që të arrihet marrëveshje me Athinën, nevojitet vullnet i mirë nga palët negociuese. Nevojitet strategji për kthimin e Greqisë në rrugën e rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar. Nevojitet angazhim i fuqishëm i autoriteteve greke, theksoi zëvendësministri.

KE-ja ka bërë shumë përpjekje në negociata për programin dhe tregoi fleksibilitet të madh ndaj autoriteteve greke. Tani për tani nuk mund të fillojmë negociata për program të ri, pasi që nuk kemi projekt të tij. Vazhdimi i programit të deritanishëm ishte i pamundur, sepse koha është shumë e shkurtër, theksoi Dombrovskis me rastin e përfundimit të negociatave të mbrëmshme pa rezultate, rreth dy orë para afatit përfundimtar të programit për shpëtim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail