Varufakis i bindur se do të ketë marrëveshje me kreditorët

Londër, 3 korrik 2015 (MIA) - Ministri i Financave i Greqisë Janis Varufakis deklaroi se ekzistojnë "shanse 100 për qind" që Athina të arrijë marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë pas referendumit të caktuar për të dielën.

Para vetëm një dite ai deklaroi se më mirë "do ta presë dorën" sesa që do të nënshkruante marrëveshje me kreditorët e cila nuk përgjigjet.

"Marrëveshja do të arrihet pa marrë parasysh se nëse përgjigjja në referendum do të jetë - po ose jo", deklaroi ai për Bi-Bi-Si-në.

"Nëse fiton opsioni 'po', kjo do të jetë marrëveshje e keqe, bankat do të hapen me marrëveshje të keqe. Nëse fiton opsioni 'jo', do të kmi marrëveshje më të ndryshme e cila do të jetë e qëndrueshme në pajtueshmëri me propozimet të cilat na janë dhënë gjatë ditëve të kaluara", theksoi Varufakis.

Ai ashpër e kritikoi politikën e kursimit të zbatuar në Greqi gjatë pesë viteve të kaluara dhe vazhdimin e negociatave me kreditorët.

"Kemi sistem shumë të keq menaxhimi. Kjo nuk është mënyrë e udhëheqjes me unionin monetar. Kjo është komedi, gabim tashmë pesë vite, ndërsa Evropa po mbyll sytë dhe po vazhdon me gjithë këtë", deklaroi Varufakis në intervistë për Bi-Bi-Si-në.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail