Cipras dhe E vropa me qëndrime të ndryshme për ndikimin e rezultatit nga referendumi

Athinë, 3 korrik 2015 (MIA) - Referendumi të dielën është pesë vite i vonuar, deklaroi kryeministri grek Aleksis Cipras në intervistë për televizionin Antena, duke shtuar se populli grek e di se pse voton.

"Populli grek dëshiron të ketë mundësi që të lëvizë përpara me optimizëm. Ne mbetemi në Evropë, por ne dëshirojmë të përparojmë. Ne dëshirojmë të jemi të barabartë me Evropën", tha Cipras duke theksuar se receta zbatohet në vend gjatë pesë viteve të fundit nuk pati sukses.

Cipras përsëriti se votimi me "jo" nuk do të thotë nyje me Evropën, por presion i fuqishëm me qëllim që Evropa të ballafaqohet me Greqinë me realizëm më të madh.

Në të njejtën kohë, zëvendëskryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis deklaroi se rezultati negativ nga referendumi në Greqi nuk do t'i përforcojë pozicionet negociuese të Athinës ndaj kreditorëve, por pikërisht të kundërtën - t'i dobësojë.

Sipas tij, situata në Greqi është "jashtëzakonisht më e keqe sesa javën e kaluar", para se Cipras t'i ndërpresë negociatat me kreditorët dhe paralajmëroi referendum.

"Madje edhe në rast të vazhdimit të negociatave, kjo mund të zgjasë disa javë, derisa të përgatitet programi i tretë. Panjohuri e madhe është se nëse mund të kuptohemi politikisht", deklaroi Dombroskis për "Di velt".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail