Junker: "Jo" nga grekët do të thotë qëndrim i dobësuar i Athinës , ndërsa "Po"- negociata të vështira

Luksemburg, 3 korrik 2015 (MIA) - Votimi me "jo" në referendumin në Greqi të dielën do t'i dobësojë qëndrimet e Athinës në mënyrë dramatike, ndërsa nëse votohet "po"  kjo do të thotë - negociata të vështira. Këtë e deklaroi në konferencën për shtyp në Luksemburg kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker.

Ai i kufizoi komentet për temën me atë deklaratë të vetme.

Kryeministri i Luksemburgut Ksavie Betel theksoi se votimi me "po" do të sjellë deri në "negociata të vështira", ndërsa votimi "jo" do të thotë negociata edhe më të vështira me Athinën

"Bisedova me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe i thashë se dëshiroj që udhëheqësia e Luksemburgut me BE-në të bazohet në besim" deklaroi Betel.

"Mendoj se njerëzit duhet tërësisht ta  ken të qartë pse janë kundër që votojnë. Referendumi është edhe për ardhmërinë e BE-së, eurozonës dhe Evropës. Referendumi do të sjellë pasoja sepse duhet t'i pranojmë rezultatet nga ai" komentoi Betel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail